BSH: Investimet e huaja rënie 4.5%
Në tetor-dhjetor ishin 36% më të ulta
Totali i investimeve të huaja direkte të kryera në vendin tonë gjatë periudhës janar-mars të këtij viti ka qenë 4.5 për qind më i ulët se një vit më parë në të njejtën periudhë. Edhe tremujori 4 i vitit 2012 kishte shënuar rënie 36 për qind.
TIRANE - Investimet e huaja direkte gjatë tre muajve të parë të vitit në vazhdim kanë shënuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që thekson trendin rënës të tremujorit të kaluar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, totali i investimeve të huaja për periudhën janar-mars 2013 arriti në 197 milionë euro.
Kjo shifër ishte 206 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar kështu një rënie në shkallë vjetore në masën 4.5%.
Pjesa më e madhe e këtyre investimeve përbëhej nga kapitali i subjekteve të panishme në vend, si dhe fitimi i riinvestuar prej tyre për zgjerim të aktivitetit.
KRIZASipas të njejtave statistika zyrtare, në tremujorin e fundit të vitit 2012, investimet e huaja shënuan një rënie shumë më të thellë, duke rënë me 36 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (nga 288 milionë euro në 2011-ën, në 184 milionë euro), pasi kishin qëndruar pothuajse të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit.
Përshkallëzimi i krizës ekonomike evropiane duket se ka ndikuar më tej edhe në frenimin e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri. Në total, investimet e huaja direkte për gjithë vitin 2012 arritën në 746 milionë euro, duke qëndruar në të njëjtin nivel si në vitin 2011.
FUSHATAKëto shifra, që ofron Banka e Shqipërisë qendrojnë shumë larg atyre, që po ofrojnë qeveritarët gjatë fushatës elektorale. Vetë kryeministri Berisha po përsërit çdo ditë shifra, që arrijnë në 6 miliardë euro investime të huaja direkte, që përbën gati dy të tretat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.4%
-
Gafë
50.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4986
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17