SHKODËR - Nga Shkodra  eurodeputetja Doris Pack ka komentuar vendimin e gjykatës për mbajtjen në burg të ish- kryeinspektores së Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi.
Sipas Pack se është e pakonceptueshme, që për të njëjtën akuzë ish-Guvernatori është në liri, ndërsa ish-Kryeinspektorja mbahet në qeli.
 
 “Unë nuk mund ta kuptoj pse ka ndryshim mes njërit dhe tjetrës. Dyshoj se ky vendim i tillë ka ardhur pasi ish-kryeinspektorja e BSH është grua. Unë s’mund të gjykoj pasi nuk jam gjykatëse, megjithatë nuk mund ta kuptoj se si lirohet Fullani dhe mbahet ne burg një zonjë me të njëjtën akuzë dhe për të njëjtin faj. Shpresoj të reflektohet nga disa njerëz.”-tha Doris Pack.

Gjatë ditëve të kaluara gra dhe vajza shkodrane protestuan për tre ditë me radhë në mbështetje të ish-Inspektores së Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. Ato kërkuan që drejtësia të veprojë sipas ligjit.

pack me logo

Pack: Politikanët të ndihmojnë në ndryshimin e imazhit të vendit
Eurodeputetja Doris Pack u ka bërë një apel politikanëve shqiptarë që të ndryshojnë imazhin e vendit. Sipas saj duhet bërë kujdes me imazhin që përcillet jashtë vendit pasi media paraqet një luftim qe nuk është shumë impresionues mes forcave politike.

“Ju duhet të ndihmoni qe te ndryshoje imazhi i vendit tuaj. Jeta politike në Tiranë nuk është kaq e mahnitshme. Media paraqet një luftim që nuk është shumë impresienuese. Duhet kujdes me imazhin që përcillni jashtë.”-u shpreh Pack.

Sipas eurodeputetes duhet të ndryshohet situata nmë vend edhe sa i takon raporteve pozitë-opozitë. Pack theksoi se Shqipëria do ta kishte marrë me përpara statusin e vendit kandidat nëse do të kishte bashkëpunim.
 
“Shqipëria e mori statusin pasi puna ka nisur që para 8 vitesh. Statusi duhet të ishte marrë më përpara nëqoftëse do të kishte bashkëpunim me opozitën e asaj kohe. Sjellja në mes pozitës dhe opozitës nuk është për t’u vlerësuar. Të duken sjellje fëminore pasi merren me çështje familjare. Parlamenti po merr forcën e presidentit, dhe nëqoftëse nuk iu pëlqen ata mund ta heqin. Shumë anëtarë të parlamentit kanë probleme kriminaliteti, dhe janë brenda në parlament. Kjo është e patolerueshme”, tha Doris Pack.

Eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim me kreun e Bashkisë të Shkodrës duke bërë edhe një vlerësim për këtë qytet.

“Ajo që unë them eshte shkoni ne veri dhe shihni Shqipërinë e vërtetë, origjinale dhe jo te betonizuar. Perse policia nuk i ndal makinat në zonat pedonale, më bën shumë çudi.”-tha Pack.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)