TIRANE - Megjithëse kanë kaluar tre muaj nga nisja e hetimit për skandalin e vjedhjes së 713 miliard lekëve nga Thesari i Sh tetit, prokuroria e Tiranës ende nuk ka numrat e serisë se parave të vjedhura në Linzë.
Hetuesit kanë kërkuar nga Banka e Shqipërisë t’u servirë dokumentet që të vërtetojnë për numrat e serisë, por kanë marrë përgjigje se këto numra nuk i kanë. Ata i kanë thënë prokurorisë se paratë e reja që vinin nga Zvicra ruheshin në koli, ndërsa akuza ka kërkuar më shumë të dhëna se çfarë numra serie kishin 50 mijë lekëshet e vjedhura nga Bitraj.
Hetuesit pohojnë se nuk kanë asnjë dokument nga banka për këto të dhëna, të cilat po e vështirësojnë së tepërmi gjetjen e parave. Më parë, akuza ka konstatuar se edhe paratë që do të asgjësoheshin nuk u merrej numri i serisë, çka ka hedhur dyshimin se nshuma e vjedhur në Thesar mund të jetë më e madhe sesa 700 milionë lekë.
Megjithë sekuestrimin e disa llogarive bankare të lojërave të fatit, akuza nuk mund të krahasojë 50 mijë lekëshet në këto llogari me numrat e serisë së parave të vjedhura, pasi nuk ka asnjë të dhënë të tillë. Hetimet po futen në një qorrsokak për shkak të mangësive të theksuara në Bankën e Shqipërisë, e cila nuk ka funksionuar në bazë të rregulloreve dhe udhëzimeve të nxjerra nga Këshilli Mbikëqyrës.
Lidhur me këtë çështje janë arrestuar 19 persona mes tyre ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani dhe inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi.
Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)
/Shqiptarja.com

VIDEO