BUDAPEST, 26 shtator /ATSH-AFP/ - Qeveria hungareze përmendi sot nevojën për të rritur rezervat e gazit, disa orë pas njoftimit që operatori hungarez i gazsjellësve FGSZ kishte ndërprerë livrimet e gazit drejt Ukrainës.
"Furnizimi me gaz drejt Ukrainës është ndërprerë për një kohë të pacaktuar, dje në orën 16:00 GMT", sipas një komunikate të FGSZ-së.
"Ne plotësojmë rezervat e gazit me një ritëm normal", theksoi sot kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një lidhje telefonike me radion "Kossuth".
Ndërprerja e livrimeve të gazit hungarez ndodhi disa ditë pas takimit në Budapest mes Viktor Orban dhe presidentit të gjigantit rus "Gazprom", Alexei Miller.
Sipas agjencisë MTI, një marrëveshje do të jetë arritur me këtë rast për një volum më të lartë të furnizmeve me gaz me qëllim për t'i mundësuar Hungarisë rritjen e stoqeve.
FGSZ theksoi dje në mbrëmje se kishte marrë këtë masë për të mundur t'i përgjigjet një rritjeje të kërkesës së brendshme për gaz në Hungari.
Operatori i gazsjellësit përmendi gjithashtu nevojën për punime në vendin e tranzitit të gazit në Beregdaroc, në kufi mes Hungarisë dhe Ukrainës, në kuadër të përshpejtimit të mbërritjes së gazit në Hungari.
"Naftogaz" i kërkoi FGSZ të respektojë detyrimet kontraktuale dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian që përcakton fluksin e gazit mes Hungarisë dhe Ukrainës në dy drejtimet.
Sipas grupit ukrainas, vendimi hungarez bie ndesh me principet themelore të tregut energjetik të Bashkimit Evropian.
Rusia ndërpreu në muajin qershor livrimet e gazit në Ukrainë, që refuzon rritjen e çmimeve të vendosura nga Gazprom në kuadër të krizës mes Kievit dhe Moskës dhe që ka sipas Rusisë, 5,3 miliardë dollarë të papaguara./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com