Bujar Kapexhiu dhe 'Rudina' kapen 'mat' në Sarandë! Rikthehet pas 35 vitesh 'sheshxhirimi' i filmit të dashur për të gjithë, pedonalja e qytetit si simultane shahu

35 vite pas xhirimit të filmit “Dy herë mat”, aktorët Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli, Alfred Bualoti e Karafil Shena u kapën “mat” në Sarandë. Kasti i aktorëve të famshëm, disa edhe të veshur me personazhet që kanë luajtur, është rikthyer në vendin ku xhiruan duke kthyer kujtimet më të bukura të një prej filmave komikë më të dashur për të gjithë shqiptarët.

Risollën mbresat nga xhirimet, si dhe u ndjenë mirë të njihen me suksesin e Eklea Omerit e Kelvin Kostës, dy talente të shpallur së fundmi kampionë të kampionatit kombëtar e atij evropian në shah.

Mjeshtri Kapexhiu u dhuroi atyre dy librat e tij, të shkruar enkas për fëmijë. Ndërsa Kryetari Adrian Gurma i nderoi me Certifikatë Mirënjohjeje.

Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e Sarandës.

"Të kapur mat në Sarandë! Faleminderit kampionëve të vegjël dhe aktorëve të filmit", shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma në Facebook.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së