Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, thotë se do të hetohet çdo krim ndja popullit, siç ai e quan hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e policisë dje në protestën e opozitës para parlamentit.

 “Ky ishte populli “i dhunshëm” mbrëmë, - shkruan Nishani teksa poston një foto nga protesta në momentin kur simpatizantët e opozitës ndezën njëherazi blicat e telefonave celularë, - "teksa protestonte kundër dhunës së grupeve kriminale në proceset e votimit në Shqipëri që nga 2015 pa ndalim. Populli në mes lëndëve të dëmtimit në masë, të ndaluara për t’u përdorur ndaj grumbullimeve masive, nga çdo Konventë Ndërkombëtare.  Çdo krim ndaj popullit do të hetohet!”

Policia shkoi në këtë vendim pasi mbështetësit e PD dhe LSI tentuan të çajnë kordonin e policisë.