Në Ministrinë e Bujqësisë u zhvillua aktiviteti "Bujqësia në sytë e fëmijëve", i cili mbyll ciklin e aktiviteteve dhe panaireve të parashikuara për Dhjetorin, muajin e bujqësisë.
Fëmijët kanë pasur rastin të prekin nga afër prodhimet vendase, t'i shijojnë dhe t'i vizatojnë. Prezent në ketë aktivitet, Ministri Panariti i është përgjigjur pyetjeve ngacmuese të fëmijëve përsa i përket sigurisë ushqimore, produkteve bio dhe kontrollit të tregjeve.
"Muajt e Bujqësisë", solli në vëmendje të konsumatorëve vendas dhe atyre të huaj, promovimin e vlerave të produkteve bujqësore shqiptare, traditën dhe karakteristikat tipike të zonave të ndryshme të vendit.
/Shqiptarja.com