Bujtinat e Thethit të mbushura me turistë, Rama-qytetarëve: T'i që bën ecje shtigjeve atë kanaçen mos e hidh nëpër ferra

Bujtinat e Thethit të mbushura me turistë, Rama-qytetarëve: T'i që bën ecje shtigjeve atë kanaçen mos e hidh nëpër ferra

Foto e publikuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama po e shfrytëzon faqen e tij në Facebook jo vetëm për të përcjellë mesazhet e tij politike por dhe për të promovuar Shqipërinë dhe për të përcjellë mesazhe sensibilizuese.

Një nga këto është dhe për të mbajtur pastër ambientin.

Ndërsa Shqipëria këtë vit po shënon një bum turistik nga veriu në jug mbajtja pastër e vendit dhe kujdesi për të mos ndotur atdheun tonë është shumë I rëndësishëm.

“Turizmi malor si asnjëherë më parë me bujtinat e Thethit të mbushura përplot nga turistët që vijnë prej gjithë botës për të shijuar natyrën e papërsëritshme dhe freskinë ndjellëse të këtyre ditëve fundgushti. Ama, ti që bën ecje shtigjeve atë kanaçen dhe paketën e cigares mos e hidh nëpër ferra, sepse lëndon atdheun e fëmijëve të tu, vendin e prindërve të tu, fytyrën e kësaj Shqipërie që bëhet me turp nga papastërtia e krijuar prej papërgjegjshmërisë tënde kaq të shëmtuar”, shkruan Rama.

Shqipëria numëron nga janari deri në fund të muajit korrik mbi 5.2 milionë turistë të huaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plazhisti: 27/08/2023 07:20

    Duku edhe nga shkembi i kavajes se ka 10 dite qe i vjen era hale shetitores nga pusetat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë