Çdo cep i planetit ofron pjesë natyrale të veçanta duke bërë të mendojmë që do të kishte qenë më e udhës të studionin më tepër gjatë orëve të gjeografisë.
Disa prej këtyre vendeve janë të vështira për tu vizituar të tjerat janë të tejmbushura me turistë, por me anë të këtij materiale do të paraqesin disa prej tyre.
Blood Falls, Antarctica
Shumica e njerëzve nuk do të mund të shkojnë dhe të admirojnë “Blood Falls” por edhe në fotografi pamja paraqitet e mrekullueshme. Vendi është dokumentuar në vitin 1911 nga fotografi dhe gjeologjisti Thomas Griffith Taylor.
Magnetic Hill, Moncton, Neë Brunswick
Çfarë mund të shkaktojë rrokullisjen e një makine pa qenë e ndezur? Një forcë magnetike, e cila vjen nga toka? Apo diçka edhe më fantastike? Që prej vitit 1930, kohë kur fenomeni i “Magnetic Hill”u zbulua dhe turistët janë përpjekur të zbulojnë se çfarë fshihet. Edhe pse është treguar se forca magnetike është thjesht një ilusion të cilin njerëzit vijojnë të kenë dëshirë të vizitojnë këtë vend.
.
Surtsey, Iceland
Kur njerëzit përpiqen të të bindin se nuk ka asgjë poshtë diellit, drejtoji ata tek Icelandic Island në Surtsey. Në vitin 1963 ai nuk ekzistonte dhe më pas një vullkan nënujor në Westman Islands shpërtheu duke lënë pas një ishull ku më parë nuk ishte kishte asgjë.
Moeraki Boulders, New Zealand
Sfera të mëdha të formuara miliona vite më parë në në bregun lindor të ishullit të Zelandës së Re.
Midnight sun, Spitsbergen, Norway
Që prej 20 prillit dhe 23 gushtit dielli nuk perëndon asnjëherë në Svalbard, një arkipelag norvegjez, i cili shtrihet në Detin Artik. Në këtë vend nuk dallohet nëse është natë apo ditë.
Pamukkale, Turkey
Një peisazh i ngrirë mahnitës në jugperëndim të Turqisë i formuar si rezultat i karbonatit të kalciumit të depozituar si rezultat i akumulimit të 17 burimeve natyrore të ngrohta brenda mijëra viteve. Kjo zonë ka qenë sidomos me rëndësi për ata që donin të shfrytëzonin përfitimet terapeutike të ujit të pasur me minerale të dobishme.
Racetrack Playa, Death Valley, California
E ndodhur në Luginën e Vdekur në Kaliforni, çdo gjë duket e shkretë po ta shikosh në foto. Njihet për lëvizjen enigmatike të gurëve të cilët lënë shenja mizterioze pas. Teoria mbizotëruese mni këtë fenomen është ajo e formimit të akullit rreth gyrëve, të cilët i vë në lëvizje dhe duke lënë gjurmë.
Eternal Flame Falls, Orchard Park, New York
Pas një ujëvare në Orchard Park në Nju Jork ju mund të shikoni atë që duket si një iluzion optik, një flakë e artë. Sipas gjeologëve kjo dukuri nxitet nga gazi natyror i cili ndodhet nën tokë.
Old Faithful, Yellowstone National Park, Wyoming
Yellowstone National Park ka përqendrimin më të larta të ujërave termale, ku më i famshmi është Old Faithful. Më shumë se 300 mund të gjenden rreth parkut 3472 milje katorë të parkut, por i famshmi Old Faithful ofron një pamje spektakole të shpërthimit të ujit. Shpërthimet e ujit ndodhin çdo 55- 122 minuta dhe zgjasin dy deri në pesë minuta. Shpërthimet mbesin një burim magjepsejeje për më shumë se 3.5 milionë njerëz që e vizitojnë atë çdo vit.
Relampago de Catatumbo, Ologa, Venezuela
Falë lagështisë, lartësisë dhe përplasjes së erërarve nga mallet dhe deti, këndi jugperëndimor i liqenit Maracaibo në Vennezuelë ka frekuencën më të lartë në botë të aktivitetit të rrufeve.
Në më shumë se 200 netë të vitit, me kulmin nga Maji në Tetor, dritat e rrufeve ndriçojnë qiellin me 25 shkrepëtima për minutë.
Ky është bërë një destinacion për udhëtarët, të cilët të habitur vështrojnë qiellin që ndriçohet nga shkreptimat dhe spektaklin që dhurojnë ato.
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)