ITALI - Një tjetër romancë dashurie për 76 vjeçarin, i cili kërkon të rizgjidhet Kryeministër i Italisë për të katërtën herë në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në shkurt.
27-vjeçarja Francesca Pascale tashmë është zbuluar si e fejuara zyrtare e Silvio Berlusconit. Për muaj me radhë ka pasur thashetheme për lidhjen e tyre derisa ata u fotografuan së bashku disa ditë më parë tek po shikonin një ndeshje të klubit të futbollit të Berluskonit, Milan.
Marrëdhënia mes të dyve është bërë publike nga Daniela Santanche, një deputete e partisë së Berluskonit. “Berlusconi e prezanton atë si të dashurën e tij dhe për mua kjo është një gjë e bukur. Unë e njoh atë si të dashurën e tij”, ka thënë Santanche.
Bukuroshja me origjinë nga Napoli edhe pse ka një moshë sa një e treta e Berluskonit është anëtare e partisë së tij Populli i Lirisë e cila ka shërbyer si këshilltare provincale deri në korrikun e kaluar, ku kishte deklaruar se dha dorëheqjen për motive studimi.
Ish-shitësja ishte edhe një një prej anëtarëve themeluese të një grupi mbështetësish, të quajtur “Silvio, po na mungon”!
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Francesca Pascale, e fejuara zyrtare e Berlusconit