TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e INUK-ut, të marrë një javë para për shkak të problemeve me shpronësimet, për pezullimin e punimeve të Bulevardit të Ri të Tiranës që nis nga Stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit. Vendimi është marrë sot pas mesdite, gjë që i hap rrugë vazhdimit të punimeve.
Rreth një javë më parë, Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Urbanistikës dorëzoi në Bashkinë e Tiranës një shkresë ku deklarohej se punimet e e Bulevardit të Ri pezulloheshin pas ankesave të banorëve me shpronësimet.
Këtë veprim Bashkia e Tiranës e quajti të paprecedent ndërsa INUK e argumentoi vendimin me aneksat e shumta të banorëve të cilëve u prishet banesa nga Stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit.
Banorët kanë protestuar disa herë para Bashkisë së Tiranës ku kanë kërkuar që banesa dhe trualli të vlerësohen në bazë të çmimit të Tregut. Sipas tyre shpërblimi i pronave të tyre nga bashkia është shumë i vogël dhe nuk përputhet me çmimin real.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ankesat për bulevardi e Tiranës, INUK bllokon punimet