Pas deklaratës së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj mbi kthimin e bulevardit të ri të Tiranës në një qendër të rëndësishme të institucioneve vendore por dhe sipërmarrjes, kanë reaguar këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak.
Përmes një deklarate për shtyp ata thonë se Veliaj mburret me punën e të tjerëve, pasi projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha.
“Pasi braktisi qytetarët në kulmin e përmbytjeve dhe i la në mëshirë të fatit për një udhëtim turistik ne Sri Lanka, kryemashtruesi i Bashkisë se Tiranes mburret me punët e të tjerëve sepse për vete s'ka asnjë bilanc në 5 muaj. Projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha. Veliaj dhe shefi i tij të nxirë nga smira e bllokuan për dy vjet në mënyrë antiligjore dhe kriminale këtë projekt dhe mijëra vende të reja pune që hapeshin përmes tij,” thuhet në deklaratën e këshilltarëve të djathtë.
Sipas tyre e vetmja punë e Veliajt në këto 5 muaj është reduktimi i gjelbërimit.
“Nga një sipërfaqe sa 7 herë Parku Rinia, Veliaj siç e ka deklaruar vetë e ka reduktuar në një sipërfaqe sa 5 herë Parku Rinia. Pra një siperfaqe sa 2 herë Parku Rinia do të betonizohet përkundrejt rryshfetit për Veliajn dhe shefin e tij,” shprehen ata.
Po ashtu këshilltarët e djathtë të bashkisë së Tiranës, kujtojnë edhe rritjen e çmimit të biletës së transportit urban nga Veliaj, duke shtuar se nga ky “Pazar” siç e quajnë ata Veliaj do të ndajë me klientët e tij 6 milionë dollar në vit.
“Pazari me pronat publike dhe pasuritë e qytetarëve është e vetmja punë e Veliajt në 5 muaj,” përfundon deklarata.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com