TIRANË- Pronarët të cilët preken nga ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës kanë protestuar sot para bashkisë për shkak se nuk janë dakord me çmimet e shpronësimeve që janë vendosur që nga koha e qeverisë Berisha.

Po ashtu pronarët shprehen se ata nuk do të lejojnë punimet në Bulevard deri në shpronësim sipas ligjit. Një grup përfaqësues i pronarëve zhvilloi një takim me përfaqësues të Bashkisë, por në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj përmes një marrëveshjeje përfaqësuesit e të dy palëve kanë vendosur të ngrenë një grup që do të negociojë për gjetjen e një zgjidhjeje. Zgjatimi i Bulevardit të Tiranës prek dhjetëra banesa në të cilat kalon projekti.
 

protesta shpronesime bulevardi

Kjo nuk është hera e parë që ata po protestojnë edhe më parë kanë kërkuar shpronësimet dhe kanë kërcënuar me protesta të vazhdueshme në rast se Bashkia s'do të reagojë

protesta shpronesime bulevardi

protesta shpronesime bulevardi
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)