‘Bullizmi në shkollë’/ Filmi ‘Motrat’, i pari nga Ballkani në ‘Netflix’! Regjisorja: Historitë e vërteta e gjejnë rrugën e tyre

TIRANË- Filmi “Motrat” i cili trajton një çështje të rëndësishme sociale që lidhen me të rinjtë, gjuhën e urrejtjes dhe bullizim në internet do të jetë i pari nga Ballkani Perëndimor që do të shfaqet në Netflix.

Ky film e ka fokusin e tij te dhuna e bashkëmoshatarëve që është e pranishme në hapësirën dixhitale. Tema është globale dhe te “Motrat” është bërë një mënyrë e të trajtuarit me një shembull unik, por dramatik. Qëllimi është të paralajmërohen brezat e rinj, por edhe të inkurajohet e gjithë shoqëria për një trajtim më serioz të bullizmit kibernetik, i cili është shfaqur me zhvillimin e shpejtë të teknologjive dixhitale.

Në një video të shkurtër të publikuar nga Ambasada e BE-së në Shqipëri, regjisorja Dina Duma tregon se ky film është i bazuar në një histori reale dhe se synimi i saj nuk është që me anë të këtij filmi të ndryshojë botën, por të ndezë në debat për impaktin e rrjeteve sociale.

“Unë jam Dina Duma, kam lindur në 1991 dhe tani jam në Paris duke shkruar filmin e ardhshëm. Ky film ishte i bazuar në një histori të vërtetë që ndodhi në shkollën time kur isha 15 vjec, një vajzë dhe një dalë kryen marrëdhënie seksuale dhe kjo u bë një video virale. Djali u trajtua si një hero, ndërsa vajza u demaskua dhe u detyrua që të lëviz nga qyteti. Është një problem global, që ndodh në çdo shkollë. E di që nuk do e ndryshoj botën ky film, por shpresoj që të jap një diskutim impaktin e rrjeteve sociale dhe si t’i përdorën ato në mënyrë pozivite”, tha ajo.

Ky film është vlerësuar edhe me shumë çmime prestigjoze, ndër të cilat edhe nga çmimin special të jurisë (East of the West Special Jury Prize), në edicionin e 55-të të Festivalit prestigjioz të Filmit në Karlovy Vary, në Republikën Çeke.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i pari kudo: 07/08/2022 15:29

    I pari nga Ballkani ne Ntflix?! ose jeni ne terezi. Mekato "ballkani" ka sot n netflix 1267 filma. vetem filma shqiptare jane 11.

    Përgjigju
  • joni: 06/08/2022 20:44

    se di ca osht kjo bullizmi, po ne ne kohen ton i kena pas thon tallje k*ri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’