BULQIZË- Një 27-vjeçar është hedhur nga kati i 4 i banesës ku jetonte në Bulqizë për shkaqe që nuk dihen ende. I riu Afrim Totraku mësohet se është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ndërkohë që 27-vjeçari do të dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të shkaqeve që çuan të riun drejt këtij veprimi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)