Dy persona janë arrestuar këtë të enjte në një stan në zonën e Martaneshit në Bulqizë, pasi u janë gjetur armë, lëndë plasëse dhe lëndë narkotike
 
Sipas policisë, Kujtim Lena dhe Luan Vata, përkatësisht 41 dhe 38 vjeç të dy banues në Tiranë janë arrestuar pas një kontrolli të Policisë së Dibrës në stanin e tyre në vendin e quajtur Kaptina Martanesh në Bulqizë.
 
Gjatë kontrollit në stan u gjetën dhe u sekuestruan: 

-një atomatik model 56 me nr.12121879,

-dy karrikatore me fishek,

-një thikë me këllëf

-1 (një) kallëp dinamit 400gr

-100 copë kapsolla detonatore.

-4.35 gram, lëndë narkotike Cannabis Sativa

bulqize

bulqize

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan për hetime të mëtejshme  Prokurorisë së Dibrës.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)