Një 40-vjeçare është gjetur e djegur në Bulqizë. Sipas policisë Nafije Kodra, është gjetur e vdekur pak metra larg banesës së saj. Dyshohet se Kodra është lyer me benzinë, ndërsa pranë vendit ku u gjet trupi i 40-vjeçares, policia ka gjetur një çakmak dhe një shishe benzinë.
Dyshimet e para të policisë janë se 40- vjeçarja i kanë flakën vetes, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia që gruas t'i jetë vënë flaka nga persona të tjerë. Nafije Kodra, ishte denoncuar e humbur që orës prej 14:00, të së mërkurës nga bashkëshorti i saj, ndërsa trupi i viktimës u gjet disa orë pas denoncimit të bashkëshortit.
Nafije Kodra dhe bashkëshorti i saj punonin në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë Bulqizë. Policia po punon për të zbardhur përfundimisht ngjarjen, nëse 40-vjeçarja është vetëdjegur apo flaka është vënë nga persona të tjerë.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 18 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com