Bulqizë/ Betohet kryetarja e re e bashkisë Bulqizë, konstituohet keshilli

Bulqizë/ Betohet kryetarja e re e bashkisë Bulqizë, konstituohet keshilli

Festime Mjeshtri

Është betuar si kryetare e re e bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri e cila do të drejtoje bashkinë për katër vitet e ardheshme, si dhe është konstituar këshilli bashkiak i bashkisë Bulqizë i cili do të përfaqësohet me 21 këshilltarë.

Në krye te këshillit bashkiak pas disa debateve për t’ju përmbajtur rregullores u zgjodh Arben Çupi përfaqësues i Partisë Socialiste, i cili arriti të  merrte 12 vota nga 21 anëtarë të këshillit në total, ku shumica e vendeve në këshillin bashkiak e ka Partia Socialiste me 9 anëtarë, ndjekur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" me tre anëtarë  dhe 9 subjektet e tjerë do përfaqësohen me nga një anëtarë.

Festime Mjeshtri arriti të siguronte fitoren në zgjedhjet e 14 majit me 60.20% të votave, e cila do të jetë kandidatja e parë femër në krye të bashkisë Bulqizë. Pas betimit Kryebashkiakja e  cili do të përfaqësojë bashkinë për vite u shpreh se në mandatin e saj do të  jetë transparente  për të gjitha premtimet e saj gjatë fushatës dhe se stafi i bashkisë Bulqize do të jetë në shërbim të gjithë banorëve të Bulqizës.

E pranishme ne konstituaimin e këshillit Bashkiak ishte Zv Kryeministrja Belinda Balluku e cila ishte e deleguar për qarkun Dibër gjatë zgjedhjeve të 14 majit.

Pas betimit kryetarja  e re e  bashkisë Bulqize Festime Mjeshtri ju drejtua zyrës  duke nisur ditën e pare të punës.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Burri vrau të moshuarit në Dropull, gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë, s’mendoi për mua e djalin! Ka marrë kredi pa më pyetur, si ta shlyej

Burri vrau të moshuarit në Dropull, gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë, s’mendoi për mua e djalin! Ka marrë kredi pa më pyetur, si ta shlyej