BULQIZË - Godasin me sende të forta dy shtetas, si dhe dëmtojnë ambjentet e një lokali, arrestohen në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi i Rruzhdi Rushitit, 24 vjeç, banues në Bulqizë dhe Dritan Tançi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasit R.N, 40 vjeç, dhe A.M, 51 vjeç, banues në Bulqizë, duke u shkaktuar dëmtime të lehta.
Gjithashtu të arrestuarit kanë dëmtuar duke thyer xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit M.D 54 vjeç. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Shkatërrim prone", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 89, 25, 150 të Kodit Penal.