Një burrë 55 vjeçar u arrestua nga komisariati i policisë së Bulqizës me akuzën e dhunës në familje.
Faik Alla 55 vjeç nga fshati Dushaj i Bulqizës u denoncua nga familjarët pasi sipas tyre në mënyrë të herë pas hershme ka goditur nënën e tij.
Të afërm të Allës, njoftuan policinë dy ditë më parë se ky i fundit në mënyrë të përsëritur ushtronte dhunë mbi nënën e tij, të identifikuar me inicialet H. Alla.
Ajo që iu ka bërë përshtypje hetuesve ishte fakti se kur kanë parë dokumentin e identifikimit të gruas, ka rezultuar se ajo ishte 101 vjeçe dhe se i përkiste datëlindjes 1915.
Por kur hetuesit pyetën gruan ajo iu tha atyre se datëlindja e saj është shënuar gabimisht në regjistrat e vitit 1955.
Sipas gruas, ajo i përkiste datëlindjes 1941 dhe se ishte 75 vjeçe. Djali i gruas, u arrestua nga policia me akuzën e dhunës në familje, ndërsa për nënën e tij u lëshua edhe një urdhër mbrojtjeje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com