Një 25-vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në minierën e Bulqizës. Mësohet se viktima është Renato Alimani, 25 vjeç, i cili punonte në transportin e jashtëm tek shkarkimi i kromit. 

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ambjentet e jashtme të galerisë që administrohet nga kompania ACR, pikërisht aty ku bëhet edhe grumbullimi i kromit, për t'u ngarkuar më pas në kamionat e transportit.

Shkak i vdekjes së 25-vjeçarit mendohet të jetë bërë rrëshqitja e një masivi kromi.

Policia ka mbërritur menjëherë pranë minierës dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që i morën jetën të riut, në këtë prag fundviti.

Lajmi në përditësim...

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)