BULQIZË- Një 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa një tjetër është në kërkim pasi po lëviznin me automjet me armë zjarri pa leje në lagjen "Minatori".
Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, thuhet në njoftimin e policisë.
Djali i identifikuar me inicialet K.S., është vendosur në pranga menjëherë ndërsa shoferi me inicialet E.T., 21 vjeç është larguar në këmbë pasi braktisi mjetin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Uniformat blu kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)