Bulqizë-Një atentat dyshohet se i është bërë sot Luan Tërnovës në Bulqizë. Sipas Luan Tërnovës vëllai i Fadiil Tërnovës i konsideruar si i forti i Bulqzës, ka kallëzuar në polici se kanë qëlluar me armë drejt tij. Fatmirësisht të shtënat nuk kanë shkaktuar asnjë dëm.
Luan Tërnova, nuk e ka indetifikuar dot personin në fjalë, ndërsa policia ka njoftuar se ka gjetur një motor të djegur në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos.
Sipas bluve mjeti i djegur dyshohet se është përdorur nga autori.
"Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.
Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti", informoi sot policia.
Luan Tërnova nuk është emër i panjohur për autoritetet policore në vend. Tërnova është arrestuar në vitin 2016 së bashku me nënën e tij për armëmbajtje pa leje.