Dibër-Një 60 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Dibër me qëllim ekstradimin në Itali.
Ndaj Qenan Neziri (Tafa) Gjykata e Romës, Itali, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.