Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh

Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh

Kryeministri Edi Rama në Bulqizë

DIBËR - Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bulqizë ku prezantoi projektin transformues të një zone ushtarake e degraduar. Kjo zonë ushatarake në Bulqizë pritet të kthehet në një park tematik e quajtur 'Divizioni' që sipas Ramës do i shërbejë udhëtarëve, turistëve por edhe banorëve të zonës apo atyre që jetojnë në kryeqytet për të ardhur 30-35 minuta larg në Bulqizë për të kaluar fundjavën.

'Do të mikpres po ashtu familje, më të rinjtë, gjyshërit dhe fëmijët në hapësirat rekreative duke pasur dhe një strukturë hoteliere që FSHZH do e menaxhojë. Do të mikpres udhëtar dhe vendas apo dhe turistë të huaj që i shohim me shumë kënaqësi që po rriten në mënyrë befasuese në këtë qark. Deri dje kur flisje për turizëm të shihnin shtrembër. Të gjithë shohin për të kapur gabim dhe e kapin fjala nga e majta ndërkohë që therja e fjalës vjen nga e djathta. Sot flet për turizëm dhe askush nuk çuditet më. Rruga e Arbrit pati dhe një marrje në sysh me tunelin e Murrizit. Nga marrja në sysh rruga do dalë shumë më e fortë sepse ai tunel që na shfaqi gjithë ato kompleksitete gjeologjike po shkon drejt përfundimit. I ka dhënë gjithë zonës që tanimë ta përjetojë të qenit një jastëk i gjelbër i metropolit.'

Rama më tej vlerësoi natyrën në Dibër dhe shtoi se parku që do krijohet do sjelli mundësi origjinale për t’u argëtuar në mes të natyrës.

'Me përfundimit të tunelit Dibra nuk është asgjë më shumë dhe as më pak se periferia e gjelbër e kryeqytetit të Shqipërisë. Të gjithë po e shohin se si Dibra po bëhet vendi ku nuk është aventurë por një investim i arsyeshëm të vendosësh kursimet për agroturizmin, turizmin, prodhimin, agro përpunimin. Gjithë e më shumë Dibra do jetë referencë për gjithë banorët e kryeqytetit. Ky park do jetë shumë afër Tiranës, 30-35 minuta. Do jetë një zgjedhje fundjave për shumë familje. Për të ardhur këtu dhe për të sjellë familjet këtu. Në këtë park do ketë shumë mundësi origjinale për tu argëtuar në mes të natyrës. Ky park do jetë një motor i ri ekonomike për Bulqizën që është identifikuar me minierat dhe shembull sakrificash i tranzicionit që e kemi lënë pas.'

Sakaq, Rama vlerësoi edhe punën e qeverisë për sigurinë në punë, dhe siç thotë ai prej vitesh nuk dëgjohet për aksidente fatale në minierat e kromit në Bulqizë. Kryeministri theksoi se tashmë Bulqiza nuk do njihet vetëm për minierën por edhe për turizmin.

'Prej vitesh nuk dëgjojmë më për vdekje nga pasuria totale në punë, apo skllavërim të fëmijëve në mbledhjen e kromit, apo për situata mesjetare. Edhe në miniera është vendosur standard. Ata që vazhdojnë të kalojnë ditën e punës nëntokë pagat janë ku e ku më të larta. Ky identifikim me vetëm minierat, kromit, sakrificën e atyre që kanë qëndruar këtu do të diversifikohen me mrekullitë e natyrës rrotull. Përtej një perimetri ngushtë për të mbështetur industrinë minerare të komunizmit. Të del përpara një natyrë të një magjie të cilët turistët në Europë bëjnë mijëra km ta gjejnë në cepat e botës. Kanë filluar ta shohin në Shqipëri. Jam i kënaqur që ky projekt po merr jetë dhe se është aset që i ka shpëtuar kthetrave të kohërave të kaluara ku shumë asete janë lënë në duar të paafta, në duar të paidentifikueshme. Për shkak të atyre lloj privatizime, i shohim në rrugët e Shqipërisë. Për një sërë prej tyre nuk ndërhyjmë për shkak të letrave që mbajnë në dorë.'

Janë edhe projekte të tjera për transforimin e pronave ushtarake, të cilat do të menaxhohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

'Këtu ne çojmë një hap më tutje punën për ta transformuar FSHZH, edhe në një administrator të projekteve. FSHZH ka një sërë projektesh që i menaxhon duke vënë në punë njerëz që nga zonat lart deri poshtë në Korçë. Do vazhdojmë ta stimulojmë këtë qasje pa privatizuar këto asete duke mia lënë publikut përmes FSHZH. Që të investojë më shumë dhe të krijojë modele të tilla zhvillimi. Gratë e Bulqizës që i kemi njohur në rrethana të tjera, që janë të famshme në këtë zonë si në gjithë Dibrën, ku gratë ruajnë traditën e kuzhinës, të mund të jenë pjesë e administrimit, pjesë e suksesit dhe të ndajnë divident nga të ardhurat dhe jo thjesht të marrin një pagë. Kjo është ajo që e bën edhe më interesant, dobishëm këtë projekt.'

Për këtë po punon ministria e Mbrojtjes, e cila o ngre një departament që asete të ndryshme të mbetura ish-ushtarake të kthehen në burim të ardhurash ekonomike falë projekteve transformuese.

'Sot këtu janë rrënoja, rreth dy vite këtu do jetë një destinacion ku do hyjnë dhe dalin me mijëra vetë në muaj, që do ndalojnë kalimthi dhe do lënë para apo do qëndrojnë për të eksploruar hotelerinë. Edhe Ministria e Mbrojtjes po ngre një departament për zhvillimin e pronave të ushtrisë pa hequr dorë nga pronësia e shtetit. Duke krijuar mundësia për partneritete të ndryshme, duke kthyer këto asete të mbetura, që trajtohen ndonjëherë si vendndodhje ushtarake, në burim të ardhurash për ekonominë.'

Parku Tematik Retro, “Divizioni” do të jetë një model inovativ i zhvillimit të turizmit që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për turistët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
'Mos dëgjoni Sudet dhe Rrapushët', Rama në Bulqizë: Rruga është drejt BE-së në 2030! Do i lëmë një horizont atyre që do marrin stafetën

 

Kryeministri Edi Rama etiketoi edhe një herë partitë e opozitës si 'Sude dhe Rrapush', firmat pirmidale të 1997.

Me banorët në Bulqizë teksa po prezantonte projektin transformues të një zone ushtarake me shërbime të ndryshme hotelerie dhe argëtimi, Rama i thotë banorëve të mos dëgjiojnë Sudet dhe Rrapushët, sepse tanimë Shqipëria ka rrugën drejt BE-së.

'Nëse deri dje e vetmja pikë që mund të ndalonin ishte shkalla Peshkopisë. Sot sa dyer janë hapur, sa familje janë vetëpunësuar. Sa ekonomi po ndërtohen. Brenda pak kohe do aktivizojmë paketën e maleve, që ti japim mundësi të gjithë shqiptarëve nga të gjithë zonat malore, që i kanë lënë, që të vijnë pa asnjë pengesë për shkak të mungesës së titujve dhe me një mekanizëm mbështetje me një mekanizëm me shumë pak letra, të investojnë kursimet e tyre. Ta hapin derën dhe të marrin të ardhura në fund të muajit dhe të jenë 10 vjet pa asnjë taks. E shkuara ka qenë e vështirë. E keni përjetuar tmerrin e saj në Bulqizë. Dalja nga tuneli i asaj të shkuare është kryer, dhe nuk kthehemi por rruga ende e përpjetë.

Por tanimë dielli ka dalë në Shqipëri dhe na takon ne të bëjmë realitet shpresat legjitime dhe ti adresojmë me solidaritet. Një gjë nuk ka diskutim. Ky vend nuk kthehet prapa, po bëhet dita ditës dhe nuk ka vend në vijën e parë të frontit për Sudet dhe Rrapushët që e kanë persekutuar Shqipërinë nga 1912, në të gjitha përralllat dhe fantazitë keqbërëse. Janë vërdallë dhe sa më shumë i afrohemi gjykimit të popullit aq më shumë do i shikoni t’ju vijnë me qylyma fluturuese në dyer dhe t’ju thonë ma bleni se do ju çoj në hava.

Të gjithë shqiptarët e arsyeshëm i kanë provuar dhe nuk i kthehen më. Sepse tanimë e qartë që ne mund të vazhdojmë të synojmë të fluturojmë vetëm duke forcuar këmbët dhe duke ecur hap pas hapi në këmbë që do jetë anëtare e BE. Një horizont për ata që më pas do marrin stafetën. Askush nga ne nuk rron sa malet por malet janë dëshmitare për të gjithë ne.'

Ora 11:27
'Narrativë perverse dhe diabolike', Rama: Ne nuk kemi investuar në veri? Rruga e Arbrit nuk është në jug! Nga Shkodra në Velipojë e premtonin dhe harronin kur merrnin votat

 

Kryeministri Rama e quajti narrativë perverse dhe diabolike narrativën e PD-së se qeveria e tij nuk ka investuar dhe ka lënë në harresë veriun. Rama renditi disa akse kombëtare dhe disa rrugë që janë ndërtuar nga qeveria e tij pas vitit 2013. 

'E paimagjinueshme që narrativa perverse diabolike dhe përçarëse nxitëse e urrejtjes e cila ka dominuar 30 e kusur vite politikën vazhdon ushqen dhe ka njerëz që e han që qeveria jonë nuk ka bërë investime në veri. Ne nuk kemi bërë? Nëse marrim investimet në veri të qeverisë edhe ato që akoma nuk kanë përfunduar në rrugën e Kombit, që qeveria e mëparshme burimi i kësaj narrative, i ndërtoi vetëm trupin, e la totalisht rrugëve nga pikëpamja e pjesëve të tjera. Vetëm urat janë sot atje si rezultat i kësaj qeverie dhe të tjera.

Janë investime në veri që të marra së bashku janë jo një herë por disa herë se sa gjithë investimet në veri në infrastrukturë nga të gjitha qeveritë më parë. Rruga e Arbrit nuk është në jug por në veri, e ka bërë kjo qeveri. Rruga nga Shkodra në Velipojë e premtuan sa herë deshën vota dhe e harruan sa herë morën votat nga besnikëria e verbër e shkodranëve që po shohin sot ndryshimin. Rruga që të çon deri në Lurë, nuk është në jug, rruga e Dukagjinit nuk është në ju, ashtu si rruga e Komanit që do hapet kantieri.

Ashtu si pa i hyrë numërimit, rruga e Valbonës, ishte një shirit inaugurimi i hedhur përtokë, s’kishte as rrugë dhe kishte borxhe. Ashtu si të gjitha turizmat që janë ndërtuar deri shumë më tutje Bajram Currit. Aty ku maja e malit rri bashkë me retë, me mbështetjen e qeverisë dhe AHZBR, që çfarë nuk thonë sot, por që ka lënë gjurmët e prekshme të 500 projekteve transformuese për bujqësinë. Nuk janë në jug por në veri.'

Ora 11:21
Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e 700 mijë pensionistëve! Ja kur nis shpërndarja

 

Kryeministri Edi Rama nga Bulqiza bëri edhe një herë me dije fondet për pensionistët. Në pranverë pritet bonusi i radhës përveç këtij të fund vitit. Rama theksoi se reformën e pensioneve e ka ndërmarrë qeveria e tij pas 2013, ndërsa rritja aktuale do prek fuqinë blerëse të më shumë se 700 mijë pensionistëve. 

'Ky nivel i ri ekonomisë sonë na jep mundësinë të mendojmë dhe të nxjerrim mënjanë një fond tjetër për pensionistët për një bonus tjetër që nuk ka qenë më parë, që nuk na e ka lejuar ekonomia, një bonus i pranverës. Në mandatin e katërt do e mbajmë në raport me atë që na sjell më shumë rritja ekonomike. Edhe me këtë bonus pensionistët do njihen menjëherë brenda pak ditëve. Do marrin dhe informacionin e saktë se sa do marrin në pranverë. Janë një rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë blerëse të pensionistëve dhe sinjal i faktit që shifrat e rritjes ekonomike, që tregojnë se në këtë dekadë Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë PBB, është një rritje që nuk ka përfshirë sektorin publik me paga të trefishuara.

Por edhe me pjesën më vulnerabël dhe më të vështirë. Bëhet fjalë për më shumë se 700 mijë pensionistë. Të gjithë pensionistët që dalin në pension pas 2014 kanë pensione më të lartë se ata para 2014. Atë reformë e bëmë ne dhe pasqyra e sistemit të pensioneve tregon qartë se kush di ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend. Përtej pensioneve janë dhe investimet.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë