Një zjarr është përhapur pasditen e sotme në fshatin Gjoricë në rrethin e Bulqizës, në afërsi të xhamisë dhe shumë pranë banesave të zonës.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa përhapja e tyre ka shkaktuar shqetësim te banorët për shkak të afërsisë me shtëpitë.
Situata kërkon ndërhyrje të shpejtë për të parandaluar avancimin e zjarrit drejt zonës së banuar.
Banorët po ndjekin me shqetësim situatën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e dëmtuar. Zjarrfiksja ka bere te mundur izolimin e zjarrit nga banesat per momentin e ka nen kontroll.
Lajmi kryesor:
Mat/ Zjarri del jashtë kontrollit në Madhesh, evakuohen dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish
LAJMET MË TË VLERËSUARA








