Bum turistësh të huaj në Bunk'Art 2
gjatë verës, mbi 250 vizitorë në ditë

Bum turistësh të huaj në Bunk'Art 2<br />gjatë verës, mbi 250 vizitorë në ditë
Bunk Art 2 po tërheq përditë e më shumë turistë të huaj. Vetëm gjatë tre ditëve të para të muajit korrik numri i tyre ka arritur rreth 750 turistë.

Jemi ende në mesditën e tre korrikut dhe ndërsa kemi marrë statistikat vijon të hyjë edhe një grup i madh turistësh nga Polonia.

Punonjësja e biletarisë Marsela Sula pohon se ka një bum turistësh të huaj gjatë verës, ku vetëm gjatë muajit qershor kanë vizituar BunkArt 2, rreth 5 mijë e 150 vizitorë, ndërsa mesatarja e vizitorëve gjatë ditëve të para të korrikut arrin mbi 250 vetë.

"Gjatë muajit qershor kemi pasur shumë vizitorë të huaj.Vetëm të huajt janë rreth 200 në ditë”, shprehet Sulaj.
  
Grupet e turistëve të huaj nga Londra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Turqia e më gjerë hyjnë e dalin. Takojmë gjatë vizitës në BunkArt2 një vajzë 12- vjecare, Kristën Possella nga Nju Xhersi. Ajo ka ardhur së bashku me prindërit.

Na thotë se vjen për herë të dytë në Shqipëri dhe e pëlqen këtë vend. Ndaj pas vizitës që i ka bërë muzeut Bunk Art 2 dëshiron të tregoj përshtypjet saj.

[gallery]22927[/gallery]
 
“Është një muze shumë edukues dhe na mëson shumë histori, dhe për më tepër është interesante ta vizitosh sepse këtu unë mësoj historinë e Shqipërisë. Unë kam ditur më parë që Shqipëria ka jetuar për gati gjysmë shekulli në komunizëm dhe është udhëhequr nga një diktator monstër si Enver Hoxha. Por ky muze tregon shumë më tepër. Është vërtetë shumë interesant”, shprehet ajo.
 
Por historia e Shqipërisë nuk është e panjohur vetëm për të huajt. Edhe të rinjtë shqiptarë kanë ndier nevojën ta njohin atë. Ky i ri ka jetuar në mërgim dhe thotë se vizita në Bunkart ka qenë zgjedhja më e mirë pas kthimit në atdhe.
 
“Më bën përshtypje për gjithë dhimbjet që kaluar populli shqiptar për shumë vite me radhë. Kujton jetë të humbura. Janë shumë persona të rinj që nuk kanë mundur të gëzojnë jetën dhe kjo të kujton kampin e Aushvicit, kur shikon në masë njerëz që janë zhdukur pa asnjë lloj faji dhe janë dënuar pas asnjë të drejtë. Këto pamje e fakte janë vërtetë shumë të rënda.”
, thotë i riu shqiptar.
 
Më tej takojmë një turist italian. Ai del me një konkluzion interesant. Ngritjen e muzeve të diktaturës e quan emancipim dhe sukses të politikës së sotme shqiptare.
 
“Ky muze më pëlqen shumë dhe ngritja e këtij muzeu që tregon historinë e vërtetë të diktaturës më bën të kuptojë se në këto 30 vjet drejtimi ndryshe i politikës shqiptare ka ecur në një rrugë të suksesshme. I gjithë ku muze është një memorial i jashtëzakonshëm i vuajtjeve të Shqipërisë gjatë diktaturës."
 
Pas vizitave në dhomat e këtij muzeu fjala e parë e të gjithvë është “Shumë interesant”.

Ndërsa  turistja londineze pohon se vetëm duke parë këtë muze mund t’i kuptoj më drejt vuajtjet dhe sakrificat e shqiptarëve në diktaturë
 
“BunkArt është shumë interesant. Është një histori e rëndë dhe  trishtuar e kohës së diktaturës në këtë vend. Janë shumë emocionale të gjitha këto histori të treguara këtu. Janë të gjitha ato që ne nuk i kemi kuptuar kurrë më parë, kur kemi qenë në Londër. Tani që jam këtu arrij të kuptoj shumë më tepër se sa shumë ka vuajtur Shqipëria dhe njerëzit e saj.   
 
Me këtë bum turistësh e vizitorësh që reflektojnë ndryshe kur ndeshen me faktet e dokumente konkrete duket se vërtetë BunkArt është kthyer në një libër të zbulimit të thelbit të diktaturave.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur