GJERMANI- Bayern Munchen ka barazuar ndaj Freiburg me rezultatin 1-1 në “Allianz Arena”.
Golin për bavarezët e shënoi Gnabri në minutën e 80, me anë të një goditjeje të befasishme brenda zonës.
Por miqtë nuk kanë vonuar dhe vetëm 9 minuta më vonë shënuan golin e barazimit me anë të Holer.
Nga ky barazim ka përfituar Borussia Dortmund, e cila ka bërë detyrën duke fituar në transfertë ndaj Wolfsburg me gol të Reus.
Tanimë verdhezinjtë ndodhen në krye të Bundesligës me 24 pikë, plot katër pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, bavarezët e Bayern.