Bundesliga/ Bayern 'poker' për kreun, Leverkusen përmbys Eintrachtin dhe rigjen suksesin! Leipzig 'pa frena'

Bundesliga/ Bayern 'poker' për kreun, Leverkusen përmbys Eintrachtin dhe rigjen suksesin! Leipzig 'pa frena'

Festa e RB Leipzig

Bundesliga gjermane është në raundin e shtatë. Pas fitores së djeshme të Dortmund 2-1 kundër St. Paulit, këtë të shtunë te tri pikët dolën Leipzig, Hoffenheim, Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich.

Në "Meua Arena", Mainzi vendas nuk përballoi fuqinë e Leipzig dhe humbi 0-2. Miqtë shënuan me Xaxi Simons dhe Orban në pjesën e parë dhe për momentin janë në krye të Bundesligës.

Sukses i rëndësishëm për Bayer Leverkusen që në shtëpi u imponua 2-1 me përmbysje kundër Eintracht Frankfurt. "Aspirinat" marrin tri pikë pas dy barazimeve radhazi. Marmoush shënoi për Frankfurtin pas 16 minutash, para se Andrich të barazonte në pjesën e parë. Boniface në minutën e 72 e dërgoi sferën në rrjetë për vendasit, duke shlyer gabimin e pjesës së parë ku gaboi një 11 metërsh.

Vetëm pak orë zgjati kryesimi i Leipzig në Bundesligë, pasi Bayern Munich fitoi 4-0 kundër Stuttgart dhe rikthehet kështu të prijë tabelën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa të besuarit e Kompany shënuan në fraksionin e dytë. Kane me tripletë në minutat 57, 60, 80 dhe Coman në të 89 ishin autorët e golave. Për shkak të golavarazhit më të mirë, Bayern është në krye edhe pse me pikë të barabarta (17) me Leipzig. 10 ndeshje dhe 12 gola këtë sezon për Kane, që duket se ka 'rilindur'.

Bundesliga, java 7-të:

E shtunë, 19 tetor 2024

15:30

Borussia Monchengladbach 3-2 Heidenheim

Bayer Leverkusen 2-1 Eintracht Frankfurt

Freiburg 3-1 Augsburg

Hoffenheim 3-1 Bochum

Mainz 0-2 Leipzig

18:30 Bayern Munich 4-0 Stuttgart

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
GOLAT/ Bayern Munich 'shkërmoq' 4-0 Stuttgartin dhe rikthehet në krye të renditjes! Harry Kane shkëlqen me tripletë


Vetëm pak orë zgjati kryesimi i Leipzig në Bundesligë, pasi Bayern Munich fitoi 4-0 kundër Stuttgart dhe rikthehet kështu të prijë tabelën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa të besuarit e Kompany shënuan në fraksionin e dytë. Kane me tripletë në minutat 57, 60, 80 dhe Coman në të 89 ishin autorët e golave. Për shkak të golavarazhit më të mirë, Bayern është në krye edhe pse me pikë të barabarta (17) me Leipzig. 10 ndeshje dhe 12 gola këtë sezon për Kane, që duket se ka 'rilindur'.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar