Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku në një intervistë për mediat në Prishtinë ka deklaruar se është në kontakte me shumë lojtarë me origjinë shqiptare për t’iu bashkuar përfaqësueses me të re në botë, ndërsa ka zbuluar se 4 prej tyre ishin pjesë e Euro 2016.
 
“Jemi në pritje të vendimit të FIFA-s për të drejtën e lojtarëve për të ardhur për të luajtur për Kosovën. Shpresoj të marrim një vendim të drejtë dhe pozitiv nga FIFA”, deklaroi Bunjaku.
 
Deklarata pritet që të hapë shumë debat, pasi disa lojtarë që ishin pjesë e kombëtares shqiptare, por edhe asaj zvicerane janë lakuar shumë ditët e fundit që mund t’i bashkohen Kosovës në eliminatoret e Botërorit të Rusisë.
 



d.b/shqiptarja.com