Bunk'Art, 2000 vizitorë në 1 ditë
mes tyre shumë turistë të huaj 
FOTO/ Dita e dytë, dyndje vizitorësh

Bunk'Art, 2000 vizitorë në 1 ditë<br />mes tyre shumë turistë të huaj <br />FOTO/ Dita e dytë, dyndje vizitorësh
Edhe pse ka vetëm 24 orë që është hapur, bunkeri që do të shërbente si strehim për drejtuesit e lartë të shtetit komunist, ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut shqiptar dhe të huaj. Vizitorë të moshave të ndryshme të rinj të reja, të moshuar , apo edhe fëmijë vizituan Bunk Art, për tu njohur me një nga pjesët më të errëta të historisë së vendit tonë.

vizitore
(Në Foto: Vizitorë te Bunk'Art)

Në udhëtimin që ne bëme nga qendra e Tiranës, ku nisën Autobusat për në Repartin e Shish Tufinës, në periferi të Kryeqytetit hasëm shumë të huaj që nga rrjetet sociale dhe Televizionet, morën vesh për hapjen e këtij objekti. Duke folur për A1 Report ata flasin për këtë nismë duke e vlerësuar si shumë interesante. 

bunk
“Besoj se do të jetë shumë interesant, kam marrë informacion nga rrjetet sociale dhe për këtë arsye kam ardhur ta vizitoj. Në Shqipëri nuk ka shumë informacion për periudhën e komunizmit, sidomos për ne të huajt. Besoj se kjo eksperiencë do të më ndihmojë të kuptoj më tepër për këtë periudhë që ka kaluar Shqipëria.”- shprehet një turiste italiane.
vizitore italiane
(Në Foto: Një nga vizitoret e Bunk'Art, turiste italiane)

“Bunk’Art-in në bazë të lajme dëgjuam, mu duk një ide interesante për ta vizituar,  për ta parë si ekspozitë që është hapur. Nuk e di për të ditur edhe më shumë për kulturën e atëhershme, të historisë së atëhershme.”- thotë një vizitore shqiptare.

vizitore shqiptare
(Në Foto: Një nga vizitoret e Bunk'Art, turiste shqiptare)

Zona më e vizituar ishte apartamenti i ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe padyshim dhe i ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Qytetarë të ndryshëm dhe vizitorë të huaj, shprehen se kjo është një vizitë shumë interesante dhe duhet të vazhdohet edhe të hapen objekte të tjera. Si një domosdoshmëri për brezin e ri të njihen me atë epokë që nuk e kanë përjetuar. 

“Unë kam qenë edhe në Vietnam, dhe kam parë disa tunele, por të madhësisë që ka ky vendstrehim skam parë. Është vërtetë shumë interesante, jo vetëm ambientet por gjithçka. Edhe fotografitë, edhe veshjet mobiliet gjithçka jam i mahnitur. Do ja sugjeroj edhe miqve të mi që të vijnë ta vizitojnë këtë objekt. ”-shprehet një vizitor italian.

vizitor italian
(Në Foto: Një nga vizitorët e Bunk'Art, turist italian)
FOTO të tjera

Vizitorë nga Norvegjia, Franca dhe Italia, shprehen se ky mund të jetë një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, pasi mbetet si një relike e vecantë e luftës së ftohtë dhe periudhës komuniste.

“Më pëlqeu shumë, mund të them se është ndër ambientet më interesante që kamë parë në jetën time. Edhe ne në Francë kemi vijën Mazhino, por ajo ka më shumë bunkerë që shërbenin për luftime, ndërsa ky është vendstrehim për drejtuesit e lartë të shtetit. Më pëlqeu shumë është një muzeum i gjallë dhe i ruajtur mirë i luftës së ftohë. Unë do ja sugjeroj gjithë miqve të mi që të vijnë patjetër ta shikojnë.”- shprehet një vizitor francez.

vizitor francez
(Në Foto: Një nga vizitorët e Bunk'Art, turist francez)

“Ishte jashtëzakonisht interesante, dhe besoj se është një nismë shumë pozitive. Nuk e kuptoj se pse autoritetet nuk e kanë hapur më parë. Duhet që të ketë më shumë fakte dhe histori për periudhën komuniste dhe objekte të këtij lloji.”-shprehet tjetër vizitor norvegjez.

vizitor francez
(Në Foto: Një nga vizitorët e Bunk'Art, turist norvegjez)

Por përveç mjeteve të transportit publik, shumë vizitorë kishin preferuar të shkonin me mjetet e tyre personale. ata shprehen se ky është një objekt shumë interesante. Projekti parashikon që për periudhën 2 mujore, hyrja të jetë falas përfshi dhe transportin. Bunkeri ndodhet në repartin ushtarak 0774, në zonën e Shish Tufinës, në Tiranë. Objekti është i hapur për gjithë vizitorët nga mëngjesi deri në orën 16:00 të pasdites, dhe nëse zgjidhni të shkoni me transportin publik, udhëtimi është falas.

Bunk
FOTO të tjera

Bunk'Art 2000 vizitorë vetëm gjatë së dielës
Rreth 2000 vizitorë janë regjistruar vetëm ditën e sotme në Bunkart. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes flasin për këtë interest të jashtëzakonshëm për të vizituar bunkerin berthamor të kthyer tashmë në muze arti. Këtë të diel fluksi ka qenë i madh, duke krijuar edhe radhë të gjata të automjeteve të parkuara para hyrjes së Bunk' Art.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë