Gjithashtu ajo që bie në sy që në hyrje të bunkerit të nëndheshëm janë 5 dyert e blinduara më anë të të cilave fortifikohej hyrja që në këtë bunker 5 kate nën dhe.
Dyert janë të vendosura njëra pas tjetrës në lartësi mjaft të ulët dhe janë të përbëra prej betoni të derdhur dhe në këtë mënyrë garantonin sigurinë për të fshehtat e bunkerit.
5 dyert e blinduara janë nga elementët më të veçantë me të cilat qytetarët e shumtë që vizitojnë bunkerin e nëndheshëm shohin dhe fotografojnë.
Që prej datës 22 nëntor që është çelur bunkeri komunizmit Bunk’Art fluksi i vizitorëve si shqiptar ashtu edhe të huaj ka qenë gjithnjë në rritje gjatë çdo dite.
Vizitorë të të gjitha moshave kanë kështu mundësinë të mësojnë rreth të vërtetave të kohës së komunizmit të mbyllura në këto 5 kate. Bunk’Art sjell jo vetëm dokumenta historike, pjesë të veçanta muzeale por hapësira të shumta kushtuar instilacioneve artistike.