Bunk'Art, ekspozita video-muzeale që ndodhet në ish bunkerin atomik të diktatorit komunist Enver Hoxha, në periferi të Tiranës, bëhet nga sot bunkeri i parë 3.0 i luftës së ftohtë.
Falë një marrëveshjeje të arritur ndërmjet Qendrës Ura (Organizata Jo Qeveritare që ka fituar menaxhimin e bunkerit) dhe kompanisë ALBtelecom - Eagle Mobile, 106 dhomat që përbëjnë fortifikimin e vjetër komunist janë pajisur me kabëll me fibër optike dhe janë lidhur me internet, në mënyrë që të gjithë vizitorët (shqiptarë e të huaj) të mund të qëndrojnë online me celularët e tyre duke përdorur wi-fi falas.
bunkart albtelekom" src="http://www.shqiptarja.com/foto/229937.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 620px; height: 349px;" />
Shumë shpejtë shërbimit internet do t’i shtohet edhe shërbimi zanor, për të mundësuar kryerjen e telefonatave brenda nga Bunk’Art.
"Së shpejti do të kemi edhe sinjalin e Eagle Mobile për tu lidhur me telefonat e vizitorëve. Por çështë më e rëndësishme është se çdo pajisje do të lidhet me free w-ifi ku të gjithë do të kenë mundësi të komunikojnë me njëri tjetrin."-tha Tartari për mikrofonin e Report TV.
Me shërbimin 3.0 Bunk'Art vazhdon me angazhimin e tij për t’u bërë dita ditës një nga atraksionet turistike më të rëndësishme në Shqipëri, duke i propozuar turistëve një hap prapa në kohë por në përshtatje me modernitetin.
"Ne jemi shumë të gëzuar si Albtelekom dhe Eagle mobile që kemi një bashkëpunim me 'Qendrën Ura' për të sjellë teknologjinë në Bunk'Art një nisëm me të vërtetë shumë e bukur që nuk tërheq vetëm shqiptarët të cilët duan të kujtojnë të shohin të mësojnë çka kaluar vendi unë në 50 vite komunizëm për njëherazi ju shërben studiuesve, të huajve të rinjve, e të gjejnë një copëz të ngrirë Shqipërie në BunkArt e cila u serviret sot si një dëshmi. Mund të themi se është bunkeri i parë anti-atomik i lidhur me fibrat optike në Ballkan dhe na vjen mirë që dhe Qendra Ura ka marrë një nisëm për ta quajtur BunkArt 3.0 pra i gjeneratës së 3-të të lidhjes përmes internetit për vizitorët që do të vijnë këtu"-u shpreh Alban Tartari Drejtor i marrëdhënieve institucionale të ALBtelecom - Eagle Mobile.
Foto të tjera
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09