Bunkeri nëndheshëm anti-bërthamor Bunk’Art, ofron për vizitorët e tij copëz të rëndësishme të historisë se vendit tonë, sidomos në periudhën e regjimit komunist që në fillesat e tij.
Nëpër të 106 dhomat e bunkerit shohim se me një rëndësi e veçantë i është kushtuar fakteve dhe dokumentave të shumta historike, çdo dëshmojnë gjithnjë e më tepër për këtë regjim famëkeq që lamë pas.

Drejtuesit komunist përfituan nga rezistanca dhe sakrificat e shqiptarëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe u kapën fort pas legjimitetit që i dha kjo rezistencë pushtetit të tyre. Detyra më e re rëndësishme për ta ishte të rivendosnin sovranitetin e shtetit të shprishur për shkak të pushtimit italian dhe gjerman.
Konferenca e Jaltës detyronte autoritetet qeverisëse të dala nga lufta, për të legjitimuar pushtetin e tyre me anë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ky ishte premtimi që Enver Hoxha në cilësinë e Kryeministrit u kishte bërë shqiptarëve menjëherë pas mbledhjes së KANÇ në Berat. Më 2 dhjetor 1945 u mbajtën zgjedhjet për Ansamblenë Kushtetuese, e cila do të vendoste mbi formën e regjimit në vend.

Menjëherë pas largimit të forcave të ushtrisë gjermane qeveria provizore ndërmori hapa ambicioze për rimëkëmbjen e vendit. Për një kohë të shkurtër nga viti 1945- 1947 u arrit të rindërtoheshin rrugët dhe urat kryesore në vend, u riparuan shtëpitë si dhe u rindërtuan shkollat. Qeveria u mbështet edhe në entuziazmin e shqiptarëve të sapo çliruar.

Ndërkohë vizitorët e shumtë në Bunk’Art vijojnë të jenë kureshtar rreth kësaj pjese të historisë së vendit se dhe rreth këtij bunkeri që tashmë është kthyer në muze.
Gjatë fundjavës që lamë pas përveç kureshtarëve shqiptarë i janë bashkuar edhe shumë të turistë huaj për të mësuar nëpërmjet objekteve të ekspozuara në bunkerin e nëndheshëm 5 katësh.

Bunk'Art do të qëndrojë i hapur deri në fund të muajit për vizitorët kureshtarë. Më pas do të mbyllet për pak kohë dhe do rihapet së shpejti.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO