Bunk'Art, fokus special për
diplomacinë e vendit pas luftës

Marrëdhëniet diplomatike të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore mes Shqipërisë dhe vendeve si SHBA, Britani dhe Bashkim Sovjetik, i është kushtuar një hapësirë në bunkerin e nëndheshëm antibërthamor të komunizmit, Bunk’Art.

Nëpërmjet fotove, dokumentave origjinale të afishuara në muret e një prej të 106 dhomave të bunkerit, vizitorët kanë mundësi të njohin nga afër këtë copëz tjetër të historisë së vendit tonë.

<a style=bunkart" border="0" height="339" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/150263.jpg" vspace="7" width="620" />

Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike  shqipërisë nuk i ishte njohur qeveria në mërgim dhe për këtë arsye ajo nuk u ftua të firmoste deklaratën e kombeve të bashkuara  e cila mbështetej në parimet e kartës së Atlantikut.

Megjithatë pavarësisht këtij fakti dhjetor 1942 tre ministra të Jashtëm të asaj kohe të SHBA-së, Britanisë dhe Bashkimit Sovjektik njohën rezistencën shqiptare kundër pushtuese të huaj dhe u angazhuan për restaurimin e pavarësisë së Shqipërisë.

bunkart

Më 1 maj 1943 në Shqipëri mbërriti misioni i parë ushatrak britanik u pasua nga disa të tjerë. Rezistenca shqiptare përftoi nga ndihma e aleatëve të Kombeve të Bashkuara si në mjete financiare apo materiale ushtarake dhe civile.

bunkart

Në vend mbërritën edhe misione të tjera ushtarake si ai amerikan i kryesuar nga Thomas Stefani dhe mision ushtarak i Bashkimit Sovjetik

Pas lufta solli vështirësi në njohjen e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës për të vendosur marrëdhenie diplomatike, ndonëse Jugosllavia e Titos e njohu në prill të 1945, më pas në nëntor BRSS, SHBA dhe Britani e Madhe të cilat e njohën me kushtëzimin për zgjedhje të lira dhe demokratike.

bunkart

Këto detaje të asaj periudhe ekspozohen në Bunk’Art duke kuriozuar qytetarët  e shumtë, shqiptarë dhe të huaj rreth të dhënave historike dhe elementëve muzealë në këtë dhomë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje

‘Ti je dritë që na ndriçon’, Cristiano Ronaldo uron me fjalët më të ëmbla Georginën për ditëlindje