Bunk'Art, fotot e rralla, lufta e
shqiptarëve në bunkerin e Enverit

Bunk'Art, fotot e rralla, lufta e<br />shqiptarëve në bunkerin e Enverit
TIRANE- Bum vizitorësh dje në Bunk’Art! Kureshtja e bunkerit të fshehtë të Enver Hoxhës, që hapi për herë të parë dyert në këtë 70-vjetor të Çlirimit, ka krijuar më shumë befasi seç pritej. Vetë kryeministri Edi Rama shpreh entuziazmin e tij në Facebook duke shkruar: “4 mijë vizitorë në dy ditët e para pas çeljes se ekspozitës Bunk-Art në pallatin nëntokësor të marrëzisë komuniste”. Përveç objekteve muzeore të bunkerit antibërthamor, dhomave sekrete të tij, ka lënë mbresa edhe ekspozita që kanë përgatitur historiania Sonila Boçi dhe Admirina Peçi.

Në mediumet e shumta të Bunk’Art, ekspozita e përgatitur me një vizion të qartë tematik, përmes një analize të mirëfilltë studimore dhe historike përbën thelbin e përkujtimit të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët. Ekspozita zë një pjesë të madhe të hapësirës së “Bunk'art”, ku i lihet vend përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore. Historiania Sonila Boçi dhe Admirina Peçi kanë punuar gjatë për mbledhjen e detajeve të rralla e domethënëse. Janë fokusuar tek fakte kyçe.

Ndërsa është e ndarë në 5 zona, ekspozita përfshin pragluftën dhe pushtimin italian, vitet e para të rezistencës deri në kapitullimin e Italisë fashiste, për t’ia lënë vendin periudhës së pushtimit gjerman e çlirimit të vendit. Vizitorët komentojnë fotot e rralla të kësaj ekspozite, si flamurin shqiptar me shqiponjën që rrethohet nga shpatat e Liktorit, imazhet nga dita e pushtimit, shqiptarët e uritur në Luftën II Botërore që marrin ndihma nga italianët, pastaj organizojnë rezistencën kundër pushtuesve.

Një vizitor largohet nga kjo zonë duke diskutuar, “Si paska nisur kjo histori?!”. “Pse Shkodra kishte aq shumë gra shqiptare në organizatën fashiste, pse shumë nga intelektualët tanë u bënë bashkëpunëtorë të fashizmit?!”. Duke ruajtur rrjedhën historike zë vend edhe rezistenca e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ja dhe një dokument i veçantë; drithëruese janë vuajtjet e partizanëve në Vlorë gjatë Operacionit të Dimrit, pohuar në letrën Ramize Gjebrea i shkruan Nexhmije Hoxhës.

Shfaqen pastër rrjedhat historike, fokusuar njëherë te italianët pushtues, pastaj që përpiqen të administrojnë Shqipërinë si protagonistë të rimëkëmbjes së vendit me maketin e projektit për qendrën e Tiranës, që i japin ndihma ushqimore popullsisë shqiptare. Shqiptarët dhe italianët gjatë Luftës II Botërore, dy popuj që njëherë duhen, njëherë urrehen dhe prapë duhen e bashkohen si viktima të nazizmit gjerman duke luftuar kundër tyre. Në ekspozitën e Bunk’Art ndihet tik-taku i orës së historisë 70-vjeçare të Shqipërisë, ku nuk mungon asnjë periudhë historike.

E konceptuar me detaje që flasin, nuk mund të mos ndjesh të ftohtin apo ngricën e acarin e kohës, kur Shqipëria “rropatej” në udhëkryqe të historisë. Këtu nuk mund të mos lihej një vend i veçantë për hapësirën kushtuar diplomacisë gjatë gjithë periudhave historike, siç janë pamjet kur Shqipëria u bë pjesë e Koalicionit të Kombeve të Bashkuara. Dhe së fundi një hapësirë e kufizuar i është kushtuar edhe regjimit komunist, e trajtuar kjo më shumë si simbolike sesa si histori mirëfilli; ku përballet ana e errët e regjimit me reformat për ndërtimin e “Shqipërisë së Re”...

<a style=bunkart foto komunizmi" border="0" height="327" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/146671.jpg" vspace="7" width="620" />





















 Rubik prill 1940. Vizita e Mekembesit te Pergjithshem, F. Jacomoni ne minieren e arit

bunkart foto komunizmi




















Tirane, 1944. Takimi i anetareve te Legalitetit ne rrethinat e Tiranes. Ne foto dallohen edhe anetare te Misionit Ushtarak Britanik te vendosur prane Abaz Kupit

bunkart foto komunizmi




















Propoganda e regjimit. Tirane, 1 maj 1947. Moment nga parakalimi i femijeve te kopshteve

foto bunkart
PERGATITJET PER PUSHTIMIN E SHQIPËRISE Bari, prill 1939. Ushtarët italianë që presin të imbarkohen në anije për t’u nisur në Shqipëri

bunkart foto
TIRANA NË MAKET Pamje nga ekspozita e hapur në Tiranë me pjesëmarrjen e autoriteteve të pushtimit, në të cilën u paraqitën dhe maketet për ndërtimet e ardhshme italiane në Shqipëri

bunkart foto historike
PAS ZBARKIMIT Ushtarë italianë të plagosur gjatë luftimeve në Durrës

bunkart foto historike
NDIHMA DHE PROPAGANDE Shkodër, viti 1940. Aspekte të shpërndarjes së ndihmave për të vobektët nga grupet e pas punës (dopolavoro) në Shkodër

bunkart foto historike
SIMBOLET Flamuri shqiptar me shenjat e Liktorit, ngritur për herë të parë me këto shenja të fashzmit më 28 nentor 1939

bunkart foto historike
DIPLOMACIA E LUFTES, SOVJETIKET Helmës, gusht 1944. Mbërritja e Misionit Sovjetik në foto: Miladin Popovic, majori sovjetik K. P. Ivanov, Enver Hoxha dhe një toger sovjetik

bunkart foto historike
BETEJA E TIRANËS, BARRIKADAT Tiranë, nëntor 1944. Populli i Tiranës duke ndërtuar barrikada në rrugët e qytetit

bunkart foto historike
GJYQET KOMUNISTE Populli i kryeqytetit duke ndjekur zhvillimin e procesit gjyqësor të Seit Matës në Tiranë

bunkart foto artistike
EKZEKUTIMET Një i dënuar me vdekje në momentin e shoqërimit për tu ekzekutuar.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë