TIRANE - Një anë e veçantë kushtuar me hapësira në bunkerin e nëndheshëm “Bunk’Art” është edhe pjesa artistike.
Me anë të punimeve dhe instalacioneve të ndryshme artistike artistë të ndryshëm kanë sjellë krijimet e tyre duke përcjellë mesazhet përkatëse me anë të artit.
Artisti Enkelejd Zonja me anë të një serie delikate minimale vizatimesh, të cilën e ka pagëzuar me emrin “Teshtija e së kuqes” sjell figurën e pionerit si simbol optimizmi pafajësie e njëkohësisht mishërimi i periudhës së komunizmit, por motivet dhe situatat kundërvihen duke zhvlerësuar rëndësinë e figurës që pionieri përfaqësonte.

Ledia Konstandini ka sjellë në Bunk’Art kolazhin me kuti kartoni, ku me anë të formave, ngjyrave e gjithçkaje tjetër përçon mesazhet e një kohe të vështirë që tashmë kemi lënë pas.

Për tu vizituar është edhe miniekspozita e artistes Rudina Hoxhaj nën emrin “Atmosferë familjare në periferinë e qytetit”. Hoxhaj me anë të video-projeksionit ka sjellë për publikun. Fëmijët e asaj periudhe të cilët janë duke luajtur luftërash me shpata druri të bëra vetë, skena dhune dhe lufte midis dy grupeve kundërshtare në një hapësire ku më parë ka patur gjelbërim dhe tashmë është shndërruese në një parkim makinash.
Artistja Alketa Ramaj nëpërmjet instalacionit me libra ka shprehur idenë e fillim viteve 90-të ku, Libra e shkruar nga diktatori Hoxha nisëm të kryenin një funksion tjetër, disa u kthyen edhe në objekte zbukurimi.

Në Bunk’Art të hapur për publikun vetëm disa ditë më parë ndërthuren ana historike, muzeale dhe artistike.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO