Pushtimit nga Italia Fashiste i është dedikuar një hapësirë e veçantë në “Bunk’Art”. Nëpërmjet dokumentave të vjetra origjinale apo dokumentarëve të kohës të vendosur në dhomat e bunkerit të nëndheshëm të komunizmit tregohet sesi Shqipëria u pushtua në vendi fqinj, Italia.

Projekti për pushtimin e Shqipërisë fillimisht ishte iniciativë personale e Ministrit të Jashtëm të Italisë Konti Çiano njëherësh dhe dhëndërr i Benito Musolinit, vetëm një muaj pasi kishte qenë i pranishëm në dasmën e Mbretit Zog. Ai i paraqiti një plan të detajuar Musolinit për pushtimin e Shqipërisë.

Këto plane u mësuan nga Mbreti Zogu në mes të shkurtit të vitit 1939. Ai thirri Kryeministrin e asaj kohe Koço Kotën e asaj kohe, Ministrin e Brendshëm Musa Juka dhe krerët më të lartë të ushtrisë për të hartuar një plan masash kundër këtij sulmi, por asnjë nga këto masa nuk u zbatua për shkak se italianët kishin paralizuar ushtrinë tonë.

Gjithashtu Mbreti Zog u përpoq edhe sa i përket anës diplomatike, por nuk ja doli dot që vendi ynë të mos pushtohej më 7 prill të vitit 1939. Gjatë viteve 1939-1940 pushtuesit italianë morën masa për aneksimin politik, ekonomik dhe social të vendit . U imponua fashizmi dhe ideologjia e pushtuesit.

Nëpërmjet këtyre dokumentave të ekspozuara në bunkerin e nëndheshëm vizitorët e shumtë në Bunk’Art njihen më nga afër dhe në mënyrë konkrete me pjesë të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Fluksi dhe interesi i vizitorëve vijon të jetë i lartë në Bunk’Art ku vizitorë të të gjitha moshave dhe të huaj shfaqin kureshtje për relike të komunizmit të ekspozuara në bunkerin e nëndheshëm të hapur pas 36 vitesh për publikun.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO