Bunk'Art, ja dokumentet dhe fotot 
që dëshmojnë kapitullimin e Italisë

Me një anë të një renditje kronologjike në dhomat dedikuar pushtimit fashist në bunkerin e nëndheshëm një çast mjaft i rëndësishëm i historisë sonë është edhe mbledhja e njohur e Mukjes dhe kapitullimi i Italisë Fashiste.

Në këtë dhomë dedikuar kësaj pjese të historisë gjenden dokumente, foto dhe objekte të tjera që tregojnë rreth aleancës së asaj kohe mes Frontit Nacional Çlirimtar dhe Balli Kombëtar, bashkëpunim i cili u materializua në disa takime.

bunkart

Balli Kombëtar dhe Frontit Nacional Çlirimtar  u takuan për herë të parë në Tapizë më 26 korrik 1943 dhe më pas në Mukje më 1-3 gusht 1943.

Në këto takime u arrit marrëveshja për një bashkëpunim  kundër fashizmit si dhe u morën vendime për Shqipërinë si dhe për njohjen e Shqipërisë etnike.

bunkart

Ndërkohë në korrik të vitit 1943 zbritën në Sicili  forcat aleate një ditë para se të takoheshin FNÇ dhe Ballit , në Itali ku pati grusht shteti dhe qeveria e Musolinit  u rrëzua.
 
Gjeneral Badoglio arriti  marrëveshje me aleatët dhe  kapitullimi i Italisë ishte afër, ai u shpall 8 shtator 1943.

bunkart
 
Dhomat e dedikuara pjesëve historike në Bunk’Art ngjallin mjaft kureshtje tek vizitorët e shumtë që popullojnë çdo ditë bunkerin e nëndheshëm antibërthamor të hapur pas 36 vjetësh për qytetarët.
 
Çdo ditë qytetarë  të të gjitha moshave si dhe turistë të huaj  vizitojnë ambjentet e këtij bunkeri sekretet e të cilin mbetën të fshehura dhe të mbyllura jo vetëm nga dyert e blinduara për shumë kohë. 

bunkart

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen