BBC: BUNK'ART, tërheqje për turistët e huaj
E para që ka shkruar për të ka qenë britanikja BBC e cila kundrejt historisë citon qëllimin e hapjes së bunkerit gjigant, të quajtur tashmë Bunk’Art që do të shërbejë si një atraksion për turistët e huaj me elementë nga Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e komunizmit. BBC shton se data e hapjes për publikun shqiptar është bërë pikërisht disa ditë përpara datës së çlirimit të Shqipërisë, më 29 Nëntor.
ABC News: Bunkeri 5 kate nën dhe me 106 dhoma të papërdorura kurrë
“Kryeministri Edi Rama udhëhoqi vizitorët, përfshirë ambasadorë perëndimorë, në një vizitë në bunkerin 5 kate nën dhe me 106 dhoma të papërdorura kurrë më parë”, shkruan ABC News.
Edhe ANSA shkruan per ndertesen sekret te komunizmit
Ndërsa e përditshmja italiane ANSA jep më tepër detaje mbi kohën e ndërtimin të bunkerit duke cituar edhe fjalën e kryeministrit Rama: “Ne kemi hapur një enciklopedi të kujtesës kolektive që paraqet mijëra copa të ngjarjeve të zymta dhe të jetës nën komunizëm”. Ajo shton më tej se ndërtesa është mbajtur për një periudhë të gjatë sekret dhe përdorej nga regjimi i vjetër vetëm gjatë stërvitjeve ushtarake. Pikërisht në këtë ndërtesë simbol të komunizmit ndërkombëtar, ambasada italiane ka planifikuar të organizojë një seminar në vitin 2015.
France Press: Bunkeri, veprimi paranojak i diktatorit Hoxha nga nje sulm qe s'erdhi kurre
Ndërsa prestigjiozja franceze France Press, në shkrimin e saj për Bunk’Art e cilësoi atë si një veprim paranojak të diktatorit Enver Hoxha, i frikësuar për një sulm që nuk erdhi asnjëherë. Duke u ndalur tek detajet, ajo citon: “Shtrati i ish-diktatorit është ende në vend në dhomën e tij bunker, me një radio të periudhës sovjetike të vendosur në tryezën e tij të shtratit”.
Në të njëjtën linjë ka shkruar edhe United Press Internacional dhe Sky News të cilat veçojnë se çdo dhomë e bunkerit me 106 të tilla përmban një histori më vete.
Mediat japoneze: Nje kompleks i vertete me 5 yje
Miami World e nis shkrimin me korridorin e gjatë, pas së cilit hapen qindra dyer të ndërtesës së rrallë. Ndërsa tajlandezja “Bangkok Post” ka cituar fjalën e udhëzuesit i cili e ka konsideruar ndërtesën si një kompleks të vërtetë me pesë yje. Bunkeri famoz ka mbërritur edhe në duart e lexuesve japonezë nëpërmjet “Japan Times”, i cili flet për Shqipërinë nën regjimin e Hoxhës si një nga vendet më të izoluara në botë, fiksuar për një sulm nga ana e Perëndimit.
Syrit të mediave botërore nuk i ka shpëtuar as makina luksoze e ish-diktatorit Hoxha, dhuratë nga ish-lideri sovjetik Stalin. Bunkeri tashmë është shndërruar në një ekspozitë të artit historik dhe modern.
bunkart makina e enverit" border="0" height="327" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/146382.jpg" vspace="7" width="620" />
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)