Jehona e Bunkerit të nëndheshëm të komunizmit të çelur pas 36-vitesh për publikun vijon të jetë mjaft e madhe. Ndonëse Bunk’Art i ka çelur dyert e blinduara prej më shumë së një muaji në media të ndryshme vijon të flitet për të.

Edhe në mediat kosovare hapja e bunkerit anti-bërthamor dhe shndërrimi i tij në një muze vijon të përçojë mjaft kureshtje.
Fotografi kosovar Kushtrim Visoka ka vizituar bunkerin e nëndheshëm duke realizuar edhe një set fotografik, me pjesët më interesante sipas tij brenda në Bunk’Art.

Objektivi i aparatit të tij fotografik ka fiksuar kështu disa nga mjediset më të frekuentuara të Bunk’Art.
Të 106 dhomat e bunkerit muze përçojnë histori dhe fakte mjaft interesante të një kohe të shkuar, siç ishte edhe periudha famëkeqe e regjimit komunist, pa lënë pas edhe instalacionet artistike të sjella plot fantazi por në përshtatje me kohën nga artistë shqiptarë.

I ndërtuar për të strehuar udhëheqësit e diktaturës në rast lufte bunkeri antibërthamor tashmë është kthyer në një atraksion për vizitorët e të gjitha moshave, përfshirë këtu edhe turistët e huaj kureshtarë.

Bunk’Art do të qëndrojnë i hapur deri në fund të muajit dhjetor, për të rihapur sërish dyert e blinduara për publikun në muajin janar.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO