Bunk'Art, objektet e shkatërruara të
kultit në komunizëm, në 1 ekspozitë

Aseti më i çmuar i Shqipërisë është bashkëjetesa fetare dhe një hapësirë për të treguar persekutimin e fesë në kohën e komunizmit i është dedikuar në bunkerin e nëndheshëm “Bunk’Art”.

Në pjesën e kafenesë ku shërben Natasha, gjenden të afishuara foto të objekteve fetare të cilat janë mbyllur apo shkatërruar në periudhën e komunizmit.

bunkart

Shumë prej xhamive dhe kishave janë kthyer në periudhën e regjimit komunist në magazina apo janë përdorur për funksione të tjera, por jo për ato fetare.

Gjithashtu në këtë ekpozitë shohim edhe objektet e ripahura pas viteve 90’ kur feja në shqipëri filloi të gjallërohej sërish, ndonëse praktikantët kanë vijuar me ritet e tyre edhe në periudhën e diktaturës.

bunkart

Në këto foto janë të ekspozuar gjithashtu foto të krerëve fetarë të periudhave të ndryshme që janë persekutuar dhe klerikët e ditëve të sotme.

Ironia e fatit deshi që krerët e besimeve fetare të bashkoheshin në vendin e ndërtuar nga vetë diktatori që u përpoq të asgjesojë çdo besim fetar në vend.

bunkart

Kjo ekspozitë e veçantë me foto e dëshmi të persekutimit që regjimi komunist i bëri besimit, janë sjellë nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) dhe Komitetit Shtetëror të Kulteve.

Ndërkohë vijon fluksi i qytetarëve të cilët janë të interesuar për të vizituar ambientet e bunkerin të nëndheshëm të periudhës së komunizmit.

bunkart

Të rinjtë duket se janë më të interesuar për të vizituar dhe mësuar më tepër rreth periudhës së regjimit komunist, periudhë të cilën shumica e tyre nuk e ka jetuar.

“Bunk’Art” është çelur pas 36-vitesh për publikun duke ofruar fakte historike, ekspozita muzeale por edhe instilacione të ndryshme artistike të sjella nga artistët shqiptarë, duke përcjell me art mesazhe që lidheshin me atë kohë.

bunkart

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen