Bunk'Art pret Festivalin ''DadaFest'' 
mikpritëse e dhjetra poetëve nga bota

Bunk'Art pret Festivalin ''DadaFest'' <br />mikpritëse e dhjetra poetëve nga bota
Bunk'Art bëhet mikpritëse e dhjetra poetëve nga bota, mbledhur në Tiranë për të kremtuar 100 vjetorin e themelimit të rrymës letrare Dada 

Ky event është organizuar nga Poeteka Albania, me mbështetjen e rrjetit Traduki, Bashkisë së Tiranës, me bashkëpunimin e Bunk'Art dhe disa aktorëve të tjerë në mbështetje të artit.

''Një festival shumë provokativ. Kishte rëndësi ardhja në BunkArt për ne, sepse njerëzit magjepsen nga subjekti natyror kur vijnë në Shqipëri. Kryefjala e tyre është natyra, dielli, deti, ushqimi. Ky është një fakt parasocial. Ne duhet të themi si është shoqëria. Nuk është e mjaftueshme që dielli të jetë i bukur, i ngrohtë, nje verë e stërgjatur që mund të zgjasë deri në djetor. Duhet t’u tregojmë që përveç ditëve me diell, Shqipëria ka pasur edhe epoka të errëta'', u shpreh Arjan Leka, organizator i DadaFest në Tiranë. 

Dadaizmi, si rrymë lëtrare nuk mbërriti në Shqipëri pasi e gjithë Shqipëria ishte një Dada më vete. Gjatë vizitës në Bunk'Art, poetë të ndryshëm recituan në gjuhët e tyre poezi sipas stilit Dada.

Për poeten pogradecare Adroviti Gusho ardhja në Bunk'Art është një risi për artistët shqiptarë, që nuk duhet ta harrojnë të kaluarën e hidhur të artistëve nën diktaturë.

''Në fakt këtu gjithçka është trishtim. Ndoshta kemi kaluar pak vite në diktaturë po mjaftueshëm për të mësuar edhe nga prindërit tanë se çfarë ishte diktatura'', u shpreh poetja Gusho.  

Ndërsa për poeten msalazeze Tanja Bakiç poezia dadaiste bashkon në rrugën drejt lirisë dhe thyerjes së tabuve në art e letërsi mijra poetë nga e gjithë bota.

''Jam pjesë e festivalit madje jam e emocionuar që pashë çdo gjë nga e shkuara. Në art çdo gjë është e mundur. Madje mund të ekplorosh gjithçka të pamundur'', deklaroi Bakiç. 

Vizitën e poetëve Dada në Bunk'Art televizioni ynë do ta pasqyrojë më të plotë në një reportazh special ditën e djelë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë