Një hapësirë e veçantë për të treguar ndikimin e propagandës me anë të medias në periudhën e komunizmit i është dedikuar në bunkerin e nëndheshëm të komunizmit.
“Propagandë dhe dhunë” është një nga 106 dhomat e Bunk’Art që tregojnë anën më të errët të historisë së popullit shqiptar.
Për orë të tëra në ekranin e vetëm të asaj kohe RTSH, shfaqeshin reportazhe ku i thurrnin elozhe partisë komuniste dhe arritjeve të saj jo të vërteta.
Bunkeri i nëndheshëm 5 katësh i kohës së komunizmit i pagëzuar me emrin “Bunk’Art, është një dëshmi për të risjellë në vëmendje një nga kohët më të errëta që kanë kaluar shqiptarët.

I mbyllur prej 36 vitesh ky bunker tashmë është kthyer në një nga vendet më të vizituara që prej datës 22 nëntor kur është hapur për publikun.
Fluksi i vizitorëve në Bunk’Art, si dhe interesi i çdo moshe e sidomos të rinjve për të njohur këtë pjesë të historisë së vendit tonë është çdo ditë e më shumë më i lartë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO