Qytetarët e shumtë të cilët vijnë çdo ditë të shumtë në numër për tu njohur me reliket e komunizmit në Bunk’Art, kanë mundësi të thellojnë edhe më tepër dijet e tyre rreth pjesëve të ndryshme të historisë së vendit tonë madje dhe atyre para vendosjes së diktaturës.
Menjëherë pas kapitullit të pushtimit nga Italia Fashiste, një tjetër kërcënim avitej për Shqipërinë. Vendin e saj e zuri ushtria gjermane, e cila nuk kishte interesa afatgjata në vendin tonë.
Për këtë arsye ndoqën një politikë më elastike. Ashtu si italianët edhe gjermanët ekzaltuan nacionalizmin e shqiptarëve duke ruajtur dhe forcuar organizimin e Shqipërisë së Madhe.
Në 1943 një Asamble Kombëtare abrogoi kushtetutën e vitit 1939 dhe shpalli pavarësinë dhe neutralitetin e Shqipërisë. U abrogua edhe ligji që Shqipëria ishte në luftë me të gjithë vendet që ishte në luftë Italia.
Politika e kujdesshme e pushtuesve gjermane bëri që një numër i lartë intelektualësh me një histori të spikatur patriotizmi të bashkoheshin me ta. PKSH ishte kundër pushtuesit dhe se do të luftonte kundra tyre.
Ndërkohë vijojnë kureshtarët për tu njohur me objektet e fshehura në Bunk’Art, i çelur më 22 nëntor. Pas 36-vitesh bunkeri i nëndheshëm është çelur për publikun duke u kthyer në një nga direksionet e preferuara të turistëve, të qytetarëve shqiptarë e kryesisht të të rinjve, të cilët janë edhe më tepër të interesuar për të mësuar më tepër rreth historisë së vendit, e sidomos të një prej preiudhave më të errëta të historisë së shqiptarë, kohës së komunizmit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)