Bunk'Art, qytetarët kureshtarë
për sistemin e ajrimit nën dhe!

Sistemi i ajrimit në një bunker është elementi themelor për të siguruar jetësen e njerëzve brenda mjediseve të bunkerin të nëndheshëm.

“Dhoma e filtrave” është një hapësirë e veçantë, e cila mund të vizitohet nga qytetarët kureshtarë në Bunk’Art.

bunkart

Në këtë dhomë ndodhet “zemra” e sistemit të filtrave të ajrit. Qëllimi i saj është që të pengojë që helmet e prodhuara nga një shpërthim i provokuar nga armët kimike apo bërthamore të arrinin deri në bunker e të vrisnin kush ishte brenda.

Tubat shërbejnë për të drejtuar përmes saraçineskave të manovruara me dorë, fluksin e ajrit që vjen nga jashtë, brenda filtrave të mëdhenj ngjyrë kafe: këta filtra zhvillojnë të njëjtin funksion të një maske gjigande anti-gaz.


bunkart
(Në foto: Vizitorët e shumtë gjatë ditës së sotme në BUNK'ART)

Ajri pasi pastrohet kthehet në qarkullim brenda bunkerit pa kompromentuar shëndetin e njerëzve. Filtrat kimikë të pranishëm edhe aktualisht janë një prodhim kinez.

Në rast të ndonjë alarmi kimik ushtarakët që duhet të kishin kujdes për këtë dhomë duhet të vinin menjëherë dhe nëpërmjet saraçineskave të devijonin ajrin brenda filtrave.

Ndërkohë fluksi i vizitorëve dhe kureshtarëve për të mësuar më tepër rreth sekreteve të bunkerit të komunizmit, vazhdon të jetë i lartë çdo ditë që kalon.

filtrat

Vetëm fundjavën që lamë pas është shënuar një fluks me 10.000 vizitorë të moshave të ndryshme, duke dëshmuar edhe njëherë kureshjen për të mësuar rreth periudhës së errët të kohës së diktaturës.


filtrat

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen