Bunk'Art, Rama: 4 mijë vizitorë në
dy ditë, të interesuar dhe në Vjenë
FOTO/ Dita e dytë, dyndje vizitorësh

Bunk'Art, Rama: 4 mijë vizitorë në<br />dy ditë, të interesuar dhe në Vjenë<br />FOTO/ Dita e dytë, dyndje vizitorësh
Edhe austriakët janë bërë kuriozë për Bunk-Art, bunkeri anti-bërthamor, i cili u hap të shtunën për herë të parë për publikun, gati çerek shekulli pas rënies së regjimit komunist.

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Twitter nga Vjena, ku ndodhet për Forumin Ekonomik, me synim promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi.

“Edhe në “Vjena Economic Forum” agjenci turistike të interesuara për të mësuar për bunkerin anti-atomik të Enver Hoxhes”, shkruan kryeministri Rama, i cili thekson se ky është vetëm fillimi.
 
Sipas shefit të qeverisë 4 mijë vizitorë në dy ditët e para pas çeljes e kanë parë Bunk-Art. Rama e quan këtë bunker një pallat nëntokësor të marrëzisë komuniste.

<a style=bunkart" src="http://www.shqiptarja.com/foto/146684.jpg" style="border-width: 0px; border-style: solid; margin: 7px; width: 400px; height: 333px;" />

Postimi i kryeministrit Rama ne Facebook
edi rama













Kthimi i bunkerit anti-bërthamor në një qendër arti nuk i shpëtoi vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Me titullin  “Shqipëria hap dyert e një bunkeri gjigand të Luftës së Ftohtë “, “BBC” shkruan se qeveria e riktheu në jetë ish-strehimin e fortifikuar ndryshe, tashmë si një atraksion turistik.

“Bunkeri sekret i të shkuarës do shërbejë si një ekspozitë e vërtetë për artistët”, shkruan “Sky News”.

Ndërkaq prestigjiozja gjermane “Blick” e ka cilësuar rrugëtimin drejt nëntokës si “sekret që është zbuluar”. Por jehona e dëshmisë historike që ky bunker përfaqëson ka shkuar deri në Azinë e largët. “Japan Times” dhe “Bankong Post” përshkruajnë ambientet e brendshme të strehës komuniste.

Ato shkruajnë se bunkeri shumë metra nëntokë ka një hapësirë gjigande prej 106 dhomash dhe mbarëvajtja e tij do jetë nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Kulturës.

Bunkeri anti-bërthamor, u hap të shtunën për herë të parë për publikun, gati çerek shekulli pas rënies së regjimit komunist. Objekti ndodhet në periferi të Tiranës dhe atje ku do të strehohej udhëheqja e lartë në rast të një sulmi bërthamor ndaj Shqipërisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë