Në ambjentet e “Bunk’Art 106 dhomave të mbushura me pjesë të historisë në periudhën e komunizmit rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe dhomës së Kuvendit. E lidhur me pjesën e ‘kafenesë” ku shërben Natasha brenda në bunker, dhoma e Kuvendit është një nga pjesët më të rëndësishme të bunkerit të nëndheshëm.
Në këtë hapësirë do të zhvilloheshin mbledhjet e byrosë politike të asaj kohe, ku do të diskutoheshin në rast lufte, strategjitë që do të ndiqeshin nga ushtria.

E mbushur me foto ku tregohen dy anë të regjimit “bollëku” që kishin diktatorët politikë me skamjen e popullit, aty gjendet një skenë, e cila ngjan me një teatër të improvizuar.
Nga kjo sallë ishte parashikuar të mbaheshin mbledhjet e Kuvendit të Shqipërinë në rast të një sulmi bërthamor.

Me çeljen e Bunk’Art pas 36-vitesh në këtë ambjent është realizuar edhe hapja e tij nëpërmjet fjalës së Kryeministrit Rama, ku ja bërë pjesë edhe Ministria e kulturës Mirela Kumbaro, Ministria e mbrotjes Mimi Kodheli, Ambasadori Arvizu etj.

Gjithashtu në ambjetet e kësaj sallë janë mbajtur takime të rëndësishme si “Expo Milano 2015”, apo i takimit të krerëve më të rëndësishëm fetarë në këtë mjedis.

Ndërkohë fluksi i vizitorëve vijon të jetë i lartë në ambjentet e Bunk’Art. Në fundjavën që lamë pas ka shënuar një rekord vizitorësh me rreth 10.000 të tillë. Bunkeri i nëndheshëm vijon të jetë të hapur për qytetarët e të gjitha moshave që duan të njohin këtë pjesë të errët të historisë së vendit tonë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO