Përveç objekteve të projektuara për t'i shërbyer udhëheqësve të regjimit në rast sulmi, janë edhe dokumente origjinale, foto të vjetra dhe fakte historike që dëshmojnë për atë periudhë. Një prej këtyre dhomave i është dedikuar përfundimit të luftës së vendosjes së regjimit komunist.
bunkart" border="0" height="341" hspace="7" src="http://www.shqiptarja.com/foto/150531.jpg" vspace="7" width="620" />
Që në vitet e para pas çlirimit qeveria e Enver Hoxhës i paraqiti shqiptarëve një projekt ambicioz për zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor dhe shoqëror të vendit.
Duke shfrytëzuar mobilizimin e masave tipike për sistemet totalitare, ajo ndërrmori një sërë projektesh për përmirësimin e infrastrukturës shqiptare duke përfshirë rrugët automobilistike dhe hekurudhat.
Këto të fundit u ndërtuan për herë të parë në Shqipëri. Regjimi i kushtoi rëndësi arsimit duke synuar laicizmit e më pas ateizmin, eliminimin e analfabetizmit.
E njëjta politikë u ndoq dhe në letërsi dhe art. Përfshirja e gruas në jetën politike, ekonomike e sociale, proces ky i nisur edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbizotëroi politika sociale të regjimit komunist.
Procesi i emancipimit të gruas u shoqërua me shthurjen e strukturave trandicionale shoqërore, veçanërisht në veri të vendit. Në fushën ekonomike regjimi u mbështet në centralizimin dhe planifikimin e saj, sipas modelit sovjektik rëndësi ju dha industrializmit duke i mëshuar industrisë së rëndë dhe energjitikës.
Politika bujqësore realizoi kolektivizmin e bujqësisë dhe në vitet e fundit edhe të blegtorisë. Shteti u përpoq të forconte sektorin shtetëror edhe në fushën e bujqësisë.
Pas disa dekadash ekonomia kaloi një fazë stanjacioni, e cila degradoi në një krizë të thellë ekonomike. Përveç gabimeve në politikën ekonomike, kriza u shkaktua edhe nga izolimi i skajshëm ndërkombëtar i vendit.
Ndërkohë vijojnë kureshtarët për tu njohur me objektet e fshehura në Bunk’Art, i çelur më 22 nëntor.
Pas 36-vitesh bunkeri i nëndheshëm është çelur për publikun duke u kthyer në një nga direksionet e preferuara të turistëve, të qytetarëve shqiptarë e kryesisht të të rinjve, të cilët janë edhe më tepër të interesuar për të mësuar më tepër rreth historisë së vendit, e sidomos të një prej preiudhave më të errëta të historisë së shqiptarë, kohës së komunizmit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)