/ATSH / - Vizitorë të shumtë vazhdojnë të jenë të pranishëm çdo ditë në "Bunk'Art" dhe të njihen nga afër me ambientet dhe reliket e regjimit komunist që ndodhen aty. Dhoma e Kuvendit është një nga pjesët më të rëndësishme të bunkerit të nëndheshëm që po tërheq vemendjen e turistëve.
Në këtë hapësirë do të zhvilloheshin mbledhjet e byrosë politike të asaj kohe, ku do të diskutoheshin në rast lufte, strategjitë që do të ndiqeshin nga ushtria.
E mbushur me foto ku tregohen dy anë të regjimit "bollëku" që kishin diktatorët politikë me skamjen e popullit, aty gjendet një skenë, e cila ngjan me një teatër të improvizuar.
Nga kjo sallë ishte parashikuar të mbaheshin mbledhjet e Kuvendit të Shqipërisë në rast të një sulmi bërthamor.
Ndërkohë fluksi i vizitorëve vijon të jetë i lartë në ambientet e Bunk'Art. Në fundjavën që lamë pas ka shënuar një rekord vizitorësh me rreth 10.000 të tillë. Bunkeri i nëndheshëm vijon të jetë i hapur për qytetarët e të gjitha moshave që duan të njohin këtë pjesë të errët të historisë së vendit tonë. Ai tashmë është kthyer në një objekt pelegrinazhi turistik.

LAJMET MË TË VLERËSUARA